web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çomo apel qytetarëve: Frekuentoni sa më pak ambientet publike!

4 Gusht 2020, 07:24, Lifestyle CNA

Ministrja e Shëndetësië dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastriliu, ka publikuar një videomesazh drejtuar qytetarëve nga mjekja Najada Çomo.

Në mesazhin e saj, Çomo shprehet se në ditët e fundit fluksi i pacientëve të shtruar në spital është rritur dhe gjithashtu edhe numri i qytetarëve që kanë ndërruar jetë. Mjekja e njohur ka apeluar sërish për zbatimin e masave të higjenës, distancimit social, vendosjen e maskës në ambientet e mbyllura dhe shmangien e grumbullimeve masive.

?Jemi në sezonin e verës. Kanë kaluar 5 muaj dhe fluksi i pacientëve të paraqitur në shërbimin infektiv ka ardhur u shtuar me të sëmurë rëndë, natyrisht edhe me humbje jete. Unë kam një apel për qytetarët që na ndjekin, që gjithë këto muaj pune intensive në shërbimin infektiv, që nga dimri deri në verë janë lodhje dhe punë e jashtëzakonshme. Por kam një apel që, ju lutem respektoni masat e thëna, që janë elementë shumë të pakët, që është mbajtja e maskës, ruajtja e distancimit fizik, me njëri tjetrin, dhe frekuentoni sa më pak ambientet publike apo situata ku grumbullohen njerëz sepse janë vendi më i rrezikshëm për t?u infektuar nga Covid19. Virusi është midis jush. Natyrisht që është edhe midis nesh si personel shëndetësor që u shërbejmë juve. Ne jemi për t?ju shërbyer juve. Ju jeni për të mbrojtur shëndetin tuaj, dhe për t?u pakësuar numri i personave që vijnë në spital.?, shprehet mjekja./CNA.al





Lajmet e fundit nga