web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Debati për mbajtjen e maskës/ Mjeku flet hapur: Ajo nuk është shpëtimi, por…

3 Gusht 2020, 20:04, Lifestyle CNA

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka qenë i ftuar mbrëmjen e stotme në “A2 News” ku i është bashkuar debatit lidhur me çështjet nëse maskat na mbrojnë ose jo nga koronavirusi.

Dasho tha se maska është një masë shumë e domosdoshme në lidhje me transmetimin komunitar, nuk filtron virusin por spërklat dhe mbron të tjerët nga ne.

?Maska nuk është shpëtimi, por një masë e dobishme që ofron një mbrojtje për transmetimin komunitar, në ambiente spitalore etj. Ajo ka rol nuk diskutohet. Nuk e kam dyshuar këtë. Është një mbrojtje që përdoret prej më shumë se 150 vitesh. Të gjitha studimet tregojnë se në kushtet e një spitali ofron mbrojtje.

A mjafton maska? Absolutisht jo. Duhen një sërë masash në institucionet publike, ambientet e mbyllura, transportin publik që të përballojmë infeksionet. Maska nuk filtron virusin, por spërklat. Virusi kalon në hapësirat e maskës. Maska mbron të tjerët nga ne. Sa i takon virusit dhe molekulave të tjera në ajër që i kalojnë pa problem filtrat e maskës. Maska nuk ka probleme përsa i përket oksigjenimit?, deklaroi Dasho për këtë çështje./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga