Opinione
Ti je gjobaxhi dhe grabitës

Ti u bërë drejtor që të luftojë qeverinë por katandise në gjobaxhi dhe grabitës, tani i tradhëtuar dhe i vetmuar.
Grabitësit me maskë në rrugë, fshihen se kanë frikë nga ligji apo se i kapin. Ti e ke hequr maskën fare. Grabit e vë gjoba lart e poshtë.
Ti gjobaxhi more 300 mijë euro për televizionin që drejton nga një biznesmen sepse e kërcenove me investimet e tij në HEC-e. Bërë sulmet dhe më pas rrëmbeve thasët me pará.
Ti gjobaxhi more mbi 250 mijë euro nga një grosist ilaçesh, i dënuar më parë ai dhe jo ti. Ti do dënohesh shumë shpejt. Tani putheni bashkë, por ai të shkruajti një letër të gjatë te Rruga e Elbasanit.
Ti, shkove dhe i vure 500 milionë gjobë administratorit të një spitali privat që tani e therrët në shtëpitë e shokëve dhe i kërkon të tërheqë letrën, edhe ky te Rruga e Elbasanit.
Ti vendos gjoba ditë e natë në biznese, gjoja t’ju mbrosh emrin e brandin, apo të mos flasësh për bëmat dhe gjëmat e tyre.
Ti gjobaxhi, i rrëmbeve apartamentet, pronat dhe dyqanet atij që dikur e quaje ortak.
Ti u grabite komshinjve në fshat tokën.
Ti grabitës shkove në jug, pa maskë për troje në bregdet.
Ti grabitës ke pasuri në emër të fëmijëve që vlejnë miliona euro.
Ti grabitës dhe gjobaxhi ke fshehur pasuri në Qipro dhe Off-shore.
Ti gjobaxhi ke lëshuar gruan në ortakëri me lekë korrupsioni.
Ti je thjesht një grabitës dhe gjobaxhi i përkohshëm dhe fatin e tyre do kesh edhe ti. Sepse ti e di si përfundon një grabitës dhe gjobaxhi.
Mos ki frikë se nuk të vret kush, do të pështyjnë në rrugë një e nga një të gjithë, jo këta që u ke vënë gjoba, por ata që të mbajnë afër dhe po aq afër t’i bëjnë bëmat e gjëmat.
Dikush mund edhe të të duket i ndershëm dhe i mbarë, por kujdes se në makinën tënde po ndodhin çudira. Shumë po tregojnë vërdallë, shumë, përtej imagjinatës tënde. Nuk mjaftojnë milionat e gjobave dhe ortakërite më paratë e korrupsionit, nuk sjellin ato gjithçka. Je për të ardhur keq, por ke marrë fund.
Mos u mendo shumë gjobaxhi, aspak shqetësuese situata nga pluhuri që thith ti e vë gjoba, grabit e të bën trim. Ke ngelur bosh, vetëm, i tradhëtuar dhe i mjerë.
Ashtu siç meriton të përfundojë një grykës, grabitës dhe gjobaxhi.
Këto janë pak, të tjerat do t’i tregojmë në vijim! CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Nga Kreshnik Spahiu/ Pse populli nuk e kupton, që zgjedhjet e 25 Prill janë shitur në tavolinë?
5 vjet më parë kam përjetuar një nga ngjarjet më të hidhura në politikë. Isha në Peshkopi gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme të...

Votimi elektronik, Mondi dhe dublanti humbës Salianji
Nga Artur Ajazi Në qarkun e Korçës, i deleguari i Lulzim Bashës, ka një dublant të përshtatshëm për të justifikuar humbjen. Ai qark është përzgjedhur...
1 Koment