Foto-Artan Hoxha i “nxjerr bojën” Ramës/ Tani ndaje mendjen o “Baba i kombit”, si të bëjmë?!
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në një postim në rrjetet s...
Aleanca për Mbrojten e Teatrit Kombëtar ka reaguar në lidhje me me qëndrimin e aktorit të mirënjohur Robert Ndrenika i cili në një prononcim për gazetaren Fatmira Nikolli tha se kishte parë projektin e ri të Teatrit Kombëtar dhe se në të nuk kishte asnjë centimetër ndërtime e kulla.
Në një deklaratë për mediat, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, thekson se nuk e kanë kuptuar se për cilin nga projektet e ka pasur fjalën meqë ka pasur disa të tillë.
Gjithashtu, Aleanca shkruan se mbase profesori i madh, nuk është informuar se projekti i ri, të paktën publikisht dhe ligjërisht, nuk ekziston ende.
Po ashtu në reagim thuhet se Bashkia e Tiranës vetëm pak ditë më parë, shpalli tenderin për realizimin e tij.
Sipas Alencës për Mbrojtjen e Teatrit, nëse paska një projekt fitues të fshehtë, këtu duhet denoncuar fillimisht mungesa e transparencës, përpara se të gjykojmë mbi vlerat e tij teknike.
?Pikërisht në momentin kur ishim në kulmin e betejës sonë ligjore ndaj abuzimeve dhe shkeljeve në lidhje me çështjen e ndjeshme të shëmbjes së Teatrit Kombëtar, aktori i madh i skenës Robert Ndrenika, u shpreh i kënaqur me projektin e teatrit të ri, pavarsisht se nuk e kuptuam se për cilin nga projektet e ka pasur fjalën meqë ka pasur disa syresh. Por a thua vallë, që çështja komplekse e teatrit , ku u përfshi fort edhe politika me ligje antikushtetuese, vjedhje të pronës publike, të ishte një cështje thjesht estetike ? Një përplasje pikpamjesh mes artistësh ? Sikur 17 Maji të mos kishte ekzistuar kurrë ? A thua vallë teatri i ri, duhej të ndërtohej duke shëmbur të vjetrin ? Apo vetëm toka e teatrit ishte e shenjtë dhe aspak trashëgimia dhe vlerat që kanë lënë ata që luajtën aty dhe bënë historinë e tij, ku bën pjesë edhe vetë aktori ynë i madh? Mos vallë fillimi ndërtimit të teatrit të ri duhej të ndodhte duke dhunuar artistët dhe qytetarët që po mbronim vlerat e trashëgimisë, duke i sulmuar me polici speciale të armatosur dhe shëmbja e teatrit të vjetër duhej të fillonte kur ata ishin ende brënda?
Gjithsesi, mbase profesor Ndrenika ka qënë i keqinformuar, nga ata që duan të përdorin figurën e tij për të mbuluar zullumet e tyre. Pavarsisht se ai është shprehur herë pas here se preferon të qëndrojë i tërhequr, zullumqarët e gjejnë gjithmonë një mënyrë për ta rikthyer në skenën e kësaj tragjikomedie, në role episodike që nuk të shqiten nga mëndja kollaj, në funksion të maskaradës së tyre.
Pastaj me humor të hollë, na jep një falenderim të pamerituar kur thotë se paskësh konstatuar se të gjitha sugjerimet tona (AMT dhe PD), ishin marrë para sysh, dhe na siguron se në projekt nuk parashikohen kulla, në asnjë centimetër katror të truallit të teatrit. Në fakt ne, por as edhe Pd nuk kanë qënë për teatër të ri duke shëmbur të vjetrin. Mbase falenderimi duhej të na vinte prej tij, kur e futëm teatrin përmes Europa Nostra në listën e shtatë vëndodhjeve më të rrezikuara në Europë dhe po bëheshim gati ta restauronim sipas projektit origjinal pa harxhuar asnjë shpenzim nga arka e shtetit shqiptar. Ndërsa sot pasi teatri është shëmbur, shqiptarët duhet të paguajnë nga taksat e tyre për ndërtimin e teatrit të ri, projekti i të cilit nuk është bërë publik, 30 milionë euro.
Mbase profesori i madh, nuk është informuar se projekti i ri, të paktën publikisht dhe ligjërisht, nuk ekziston ende. Bashkia e Tiranës vetëm pak ditë më parë, shpalli tenderin për realizimin e tij. Nëse paska një projekt fitues të fshehtë, këtu duhet denoncuar fillimisht mungesa e transparencës, përpara se të gjykojmë mbi vlerat e tij teknike.
Cila mund të jetë vallë garancia se projekti i ri nuk do të ketë kulla dhe sipërfaqes së teatrit nuk do ti merret asnjë centimetër, kur në dokumentat e hipotekës së teatrit sipërfaqja e tij figuron vetëm 1100 m2 nga 5500 m2 që ishte realisht? Në projektin e Bjarke Ingels, hapësira e ndërtimit është shumë më e vogël sesa ajo e truallit të teatrit, dhe bashkia asnjëherë nuk ka treguar se çdo bëjë me pjesën e mbetur të tij. Pavarsisht se kryetari i bashkisë ka dhënë e stërdhënë prova të llahtarshme se, jo vetëm që nuk i mban premtimet, por është një poet i mashtrimit, i aftë të gënjejë sy për sy, ditën për diell, ne duhet të besojmë në çdo rast se, garancia e gjallë e kësaj fjale të dhënë, është vetë profesori dhe artisti ynë i madh Robert Ndrenika.
Ta ndërtosh Teatrin e ri duke shëmbur të vjetrin së bashku me historinë dhe trashëgiminë që ai përfaqson, apo ta ruash atë dhe ta ndërtosh teatrin e ri diku tjetër ? Kjo është çështja.
Gjithsesi ne do të bëjmë çmos që trashëgimia e pashlyeshme, që aktori ynë i pakrahasueshëm Robert Ndrenika ka lënë, të ruhet në Teatrin e Rindërtuar aty ku ishte dhe siç ishte !
Aelanca për Mbrojtjen e Teatrit?-thuhet në reagim./ CNA.al
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në një postim në rrjetet s...
Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar një mesazh të fortë palëv...
Gjatë një konference për mediat, përfaqësuesi i PD-së në Kës...
Gazetari Erl Murati, ndërsa komenton zhvillimet e fundit pol...
Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik Oerd Bylykbashi th...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, dhe dy përfaq...
Ambasadorja franceze në Tiranë Christine Vasac në një pronon...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa vijon të hedhë a...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Petrit Vasil...
Që me ardhjen e Lulzim Bashës në krye të PD-së, është bërë s...
Akademiku i njohur, profesor Artan Fuga ndërsa reagon në lid...
Lista të hapura, lista të mbyllura, ndryshime kushtetuese, k...
Deputetja socialiste, Klotilda Ferhati, është shprehur në em...
Numri 2 i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj ka vendosur q...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, përmes një rea...
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, ka folur ...
Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi ka reaguar pas propozimi...
Sot doli Lulzim Basha për të kërkuar lista të hapura 100 për...
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, Oerd Byly...
Pas mbylljes së mbledhjes së Këshillit Politik, e cila zgjat...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...