web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Muzika shoqërohet dhe me një gotë”/ Rakacolli kërkon mirëkuptim nga artistët pasi i la pa punë

24 Korrik 2020, 17:16, Lifestyle CNA

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në një intervistë për Report tv, ku ka folur për situatën nga Covid-19, është ndalur dhe të komentojë vendimin për mbylljen e klubeve të natës, diskove, ?lounge bar? si dhe dalimin e muzikës pas orës 20:00 në shërbimet e çfarëdolloji.

Rakacolli u shpreh se i mirëkupton reagimet e artistëve, por problemi në këto momente janë të rinjtë. Sipas saj muzika shoqërohet dhe me alkool, dhe kjo bën të afrohen më shumë njerëzit, dhe për rrjedhojë të mos respektohen masat.

“I mirëkuptoj artistët, por shpresoj që të na mirëkuptojnë. Komiteti Teknik ka prioritet mbrojtjen e qytetarëve. Nuk ishte vendim që u mor në fillim, por u mor kur u pa që kishte një shtim të numrit  të infektuarve, më shumë sesa u parashikuan dhe në analizë që u bë ishte se arsyeja ishte se nuk respektohej distancimi fizik dhe e kemi për detyrë si mundet që kur ne shpresuam te bashkëpunimi.Nuk mund t’ia lësh gjithçka inspektoratit shëndetësor. Kur themi për muzikën, ajo shoqërohet edhe me një gotë, kjo bën edhe një lloj…afrohen më shumë njerëzit, nuk respektohen masat. Për hir të shëndetit të njerëzve. Vërtetë janë rritur numrat, por janë rritur rastet te moshat e reja, janë moshat e reja që nuk e kanë respektuar dhe jo të moshuarit. Imagjinoni të vijë një valë e dytë”, tha ajo./CNA.al





Lajmet e fundit nga