web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Festa e Teto Ollgës/ Pogradeci mirëpret vizitorë në fundjavë

23 Korrik 2020, 15:03, Sociale CNA

Prej tre vitesh festa e Teto Ollgës është kthyer në traditë për banorët e Pogradecit dhe ata të Tushemishtit.

Këtë fundjavë do të zhvillohet sërish festa e Teto Ollgës, e cila do të mbahet në datat 24 dhe 25 korrik, në orën 19:00.

Në këtë festë do të ketë një panair, gatime tradicionale, produkte artizanale nga duart e artizaneve të Tushemishtit e shumë surpriza të tjera.

Bashkia e Pogradecit fton qytetarët të shkojnë në fshatin e Teto Ollgës për të festuar së basku dhe për të shkepur një foto me Ollgën.

Gjithashtu bashkia njofton se festa do të organizohet duke zbatuar të gjitha masat anti-Covid.

Kujtojmë se kjo festë ka nisur të organizohet në vitin 2018./ CNA.al





Lajmet e fundit nga