163 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Pas dy muajsh nuk regjistrohen viktima
Në Maqedoninë e Veriut janë kofirmuar 163 raste të reja me C...
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nuk arriti të sigurojë mbështetjen e opozitës në përpjekjet e tij për të siguruar një konsensus politik rreth bisedimeve me Serbinë. Ftesa e tij për forumin e udhëheqësve të partive politike mbi këtë çështje u bojkotua të martën nga partitë opozitare.
Mungesa e një konsensusi të brendshëm dhe situata politike në vend sipas analistëve, rrezikon të pamundësojë një marrëveshje me Serbinë.
Drejtori i Grupit Ballkanik për hartimin e politikave, Naim Rashiti thotë për Zërin e Amerikës, se politika në Kosovë nuk është e përgatitur për një marrëveshje përfundimtare dhe sipas tij. kryeministrit të vendit i duhet një president i ri i zgjedhur.
?Qeveria e udhëhequr me një shumicë të ngushtë dhe pa bartës tjerë të institucioneve do ta ketë të pamundur të bëjë negociata për marrëveshje finale, kjo është mirë e ditur dhe nuk kërkon diskutim. Ajo çka do të duhej shpejt të ndodhë varësisht nga zhvillimet që ndodhin me Dhomat e Specializuara, që partitë politike të merren vesh për zgjedhjen e presidentit. Ka indikacione se do të mund të merren vesh për zgjedhjen e presidentit, i cili nuk do të duhej të jetë vetëm një figurë e gjetur diku sa për të mbushur pozicionin, por duhet të jetë një figurë me mbështetje sa më të gjerë politike dhe që të jetë i fuqishëm politikisht, e fuqishme politikisht, që së bashku me kryeministrin të bartin përgjegjësinë e negociatave?, tha zoti Rashiti.
Analistja Donika Emini thotë se kryeministri Hoti përballet me mungesë të mbështetjes në parlament.
?Nëse e shohim me numra, eventualisht nëse një pjesë e PDK-së i bashkëngjitet, ne kemi menduar se kjo do të ndodhë nëse një marrëveshje do të shtyhej nga presidenti Thaç,i që megjithatë një pjesë e PDK-së do ta mbështet dhe në parlament do të kalojë. Mirëpo, tash kur e kemi pozitën e pezulluar të presidentit dhe kemi parë që në mënyrë të hapur këshilltarë e presidentit kanë deklaruar që zoti Hoti nuk ka legjitimitet të shkojë atje, më bën të kuptoj që një pjesë e PDK-së apo të gjithë, nuk do ta përkrahin një marrëveshje e tillë, andaj nëse nuk përkrahet nëse nuk e ka përkrahjen e parlamentit, nuk e di se me çfarë matematike mundet zoti Hoti të shtyjë tutje një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë?, tha zonja Emini.
Javën e kaluar, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilluan takimin e parë pas 20 muajsh të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Të dy udhëheqësit diskutuan për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës, zhvillimin ekonomik dhe me pajtimin që të vazhdojnë bisedimet në shtator.
Analistët në Kosovë thonë se Bashkimi Evropian është i pafuqishëm të çojë përpara një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës e Serbisë.
?E kemi një BE e cila nuk di çka të bëj me procesin. Bashkimi Evropian për dy vite me radhë ka tentuar ta kthejë procesin në kuluaret e tij pa e ditur se çka do të ofrojë. Është investuar shumë që të mos lejojnë amerikanët të marrin procesin në duar por në momentin që ka ardhur procesi në duart e tyre ata janë konfuz. Ata nuk kanë fuqi politike, fakti se sot po flitet për dialog teknik ajo veç tregon një manovër politike të BE-së për të mbuluar mungesën e fuqisë politike që kanë për të ecur tutje me një marrëveshje e nivelit të lartë politik?, tha Donika Emini.
?E para; BE-ja nuk ka ndonjë metodologji të përshpejtuar të kësaj përkundër gjithë këtij angazhimi ndërkombëtar dhe takimi i ardhshëm në shtator tregon se kemi kohë mjaft ,pastaj në nëntor një tjetër dhe e dyta qeveria e Kosovës, politika në Kosovë a janë gati për të hyrë në një proces negocimi për një marrëveshje përfundimtare dhe Vuçiç a do të sillet me atë qasjen e ngjashme siç është parë në takim apo do të ofrojë diçka për marrëveshje ndërkombëtare dhe kjo për mua është dilema më e madhe dhe nuk tregon ndonjë gatishmëri serioze të vendeve përtej vullnetit të mirë për të shkuar në dialog për një marrëveshje përfundimtare?, tha zoti Rashiti.
Analistët thonë se udhëheqësit e Kosovës po shfaqin plogështi politike dhe mungesë të bashkërendimit gjë që sipas tyre do të vështirësojë edhe më tej mundësinë e vazhdimit të bisedimeve./ VOA
Në Maqedoninë e Veriut janë kofirmuar 163 raste të reja me C...
Presidenti Donald Trump bëri të ditur se do t’i fillojë sëri...
Presidenti Donald Trump bëri të ditur se do t’i fillojë sëri...
Vijon të mbetet e rënduar situata nga koronavirusi në Kosovë...
30 banorë rezidentë dhe 9 anëtarë të stafit shëndetësor të n...
Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot një numër rekord vikti...
Gjatë 24 orëve të fundit nga 485 testime, 142 persona kanë r...
Pasi mijëra biznese u detyruan të mbyllen në përputhje me ur...
Një lajm i hidhur na vjen nga politika shqiptare në Kosovë.M...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gut...
Koronavirusi ka filluar në Kinë. Rreth 87% e rasteve me koro...
Përqafimi i planeve ambicioze dhe gjithnjë e më të kushtuesh...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që kalojë fun...
Presidenti Donald Trump thotë se ai e mbështet idenë që amer...
241 raste të reja pozitive me Covid-19 janë regjistruar gjat...
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u përpoqën të dielën për të...
Vijon të mbetet e rwnduar situata nga koronavirusi në Kosovë...
Një zjarr masiv në një katedrale gotike në Francë ka shkatër...
Tetë viktima dhe 241 raste të reja me COVID-19 janë shënuar ...
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur pas kthimit të ti...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në Dhërmi....
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar masën e siguri...
Një 21-vjeçar është vënë në pranga, pasi së bashku me një ...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti i Ukrai...
SHBA ka deportuar një grup emigrantësh në Republikën e Afr...
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se Shtetet ...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...