Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kreu i Republikës së Re, Lulzim Basha nuk ndalet duke na bërë së qeshuri dhe gajasuri me personazhe që ia kërkon të ngjallë shpresën dhe bashkimin e opozitës.
Nga njëra anë del dhe bën thirrje për bashkim, për hapje të PD-së, nga ana tjetër nxjerr rrugës disa qesharakë, thuajse palaço politikë, të flasin kundër, të japin mendime për të treguar se PD-ja është liberale dhe mund të thotë gjithçka.
Kohët e fundit, në shkallët e zyrës së Lulit është parë shpesh të shkojë Aleksandër Biberaj, një personazh i cili do t’i shërbente mjaft mirë.
Një personazh që do të vlente shumë nëpër satira politike, por edhe në filma vizatimorë, jo tek ata me Tomin dhe Xherrin, por tek këto të dështuarat që askush nuk i shikon.
Qesharaku Aleksandër Biberaj është nga ata që sa herë ka ikur, ka hyrë e ka dalë, njëherë e nxjerrin me shkelma nga dera, njëherë e hedhin nga dritarja, kthehet në PD kur gjen ndonjë moment, përpiqet të rehabilitohet, të kapë ndonjë karrige, fillon shan, bërtet, ulëret por gjithmonë ka dështuar.
Ka gati 20 vjet që vjen vërdallë dhe nuk po zgjidh dot asgjë. Ishte në PD, u largua vetë sepse kërkonte që të bëhej Bamiri president. Nuk e bëri dot Bamirin dhe më pas iku te FRD e tij.
Ky Biberaj që sot del dhe flet në emër të Lulzim Bashës është njeriu që shkonte dhe bënte fushatën e Ramës në 2013 dhe kandidatëve të Rilindjes në vitin 2015.
Kujtojmë këtu partinë e Topit dhe vitin 2013, garën e Vangjush Dakos, mund të shihni nëpër foto. Bamir Topin apo Gazmend Oketën apo Sandër Biberajn të cilët vraponin në atë kohë për të nxjerrë kryetar bashkie Gjushin e Durrësit. Pa folur për emra të tjerë, pa folur për aleancën e Bamir Topit me Rilindjen ku Aleksandër Biberaj ishte një themelues dhe një drejtues kryesor i FRD-së së Bamir Topit.
Tashmë i thirrur për kafe nga Luli, kërkon të përdoret si një kobure qesharake që në vend të plumbave nxjerr ujë dhe kërkon të lagë dikë, por në fakt lag pantallonat e veta.
Biberaj ka dalë në media dhe deklaron se PD duhet të hapet, por jo me ata që humbën në 2013, duhet të hapet me të tjerë, të rinj, “fitues” si Sandër Biberaj. Pra Sandri i cili luftoi në 2013 që PD të binte nga pushteti, doli hapur në atë kohë dhe bëri gjithçka që demokratët të humbnin, sot kërkon që të mos jenë ata që ai luftoi në 2013, pra Partia Demokratike që ai i doli kundër, por të jetë ai, pra ky, Bamir Topi, ndoshta Genc Pollo e ca të tjerë që gjithë jetën kanë ikur nga PD-ja dhe e kanë përdorur atë si trampolinë për interesat e tyre, kur iu është prishur qejfi kanë shkuar dhe kanë fjetur me socialistët.
Këtë ka bërë sot Biberaj me një dalje të tij mediatike ku ka thënë se kërkon një hapje ndryshe të PD-së. Në fakt, më hapje ndryshe se sa kaq nuk mund të ketë. Të kesh Sandër Biberajn, fitorja e PD-së në 2021 është e garantuar, sidomos me Bamir Topin brenda, me Gazmend Oketën, me Genc Pollon, me këta elitarë të mëdhenj të cilët gjithë jetën kanë bërë parti të tjera dhe kanë luftuar kundër fitores së PD-së! Dhe Luli ka zgjedhur pikërisht vogëlsira dhe të keqen më të madhe të PD-së ta përdorë në interes të tij për të rrëzuar Edi Ramën.
Në fakt nuk janë asgjë tjetër, por të dërguarit e Ramës tek Lulzim Basha që do t’i sigurojnë atij fitoren e zgjedhjeve të ardhshme, dhe ndoshta për një bashkëqeverisje të Republikës së Re me Rilindjen, patjetër që duhen dhe ata që e kanë provuar më parë, pra Aleksandër Biberajt me shokë./CNA.al
Andi Bushati ka qenë i ftuar në emisionin “Top Talk”. I pyet...
Kryeministri Edi Rama ka pasur një axhendë të ngjeshur sot, ...
Ish kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është vënë sot në pr...
Ish-deputeti i PD-së në Vlorë, Agron Shehaj shkruan se ka da...
Analisti Fatos Lubonja ka qene i ftuar pasditen e sot në Neë...
Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu ka reaguar përmes n...
Ish-kreu i degës së PD-së në Kukës, Ibsen Elezi ka reaguar n...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar takimin me opozitën parlame...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka kërkuar ndihmën e qy...
Anëtari i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Gazmend Goduz...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar nj...
Eksperti i Ekonomisë, Dritan Shano ka theksuar sot se në ven...
Eksperti i Ekonomisë Dritan Shano ka folur sot në lidhje me ...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se vendimi i ri i qe...
Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha, duket se i ka dh...
Kryeministri Edi Rama, ishte i pranishëm sot në një aktivite...
Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi, ka denoncuar përmes fot...
Ambasadori gjerman Peter Zingraf ka “zbarkuar” në zyrën e kr...
Policia e Tiranës ka dhënë njoftim zyrtar për arrestimin e i...
Nga Timothy E.Wirth & Tom Rogers* Duket gjithnjë e më tepër ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...