LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Andi Bushati nxjerr emrin e koalicionit/ “Fronti Opozitar Kundër Regjimit të Edi Ramës”

7 Korrik 2020, 17:58, Politikë CNA
Andi Bushati nxjerr emrin e koalicionit/ “Fronti Opozitar Kundër

Andi Bushati ka qenë i ftuar në emisionin ?Top Talk?. I pyetur mbi faktin se çfarë duhet të bëjë Partia Demokratike dhe opozita, meqë Rama mund të arrijë marrëveshje me opozitën në Parlament, t?i pranojë kushtet e saj për të ndryshuar sistemin, pra listat e hapura dhe në këmbim të marrë votën për heqjen e koalicioneve, Bushati tha:

?Në fakt ka një lloj shqetësimi nga opozita që ky po na heq koalicionet dhe shqetësimi duket i drejtë. Pse? Sepse po të bësh një llogari të thjeshtë matematikore me të njëjtat vota, 5 vota LSI-ja, 10 PD-ja po të marrin sot, po të hyjnë veç e veç marrin më pak deputetë sesa kur janë bashkë dhe kjo është një taktikë për të përçarë votën opozitare. Këtë unë nuk e shoh si një mëkat shumë të madh, sepse tani dihet që Rama është në vështirësi. Rama do bëjë çdo lloj akrobacie për të rritur edhe një votë, që nga blerja, që nga vjedhja, që nga banditët dhe që nga ndryshimet e ligjit. Kur ti thua që jam përballë një regjimi, do e lësh regjimin të bëjë taktikat e tij dhe ti do bësh taktikën tënde. Nëse Rama voton listat e hapura unë nuk e shoh problem, sepse opozita fshin siglën e PD-së dhe LSI-së po të dojë, po të ketë qëllim shembjen e regjimit, jo të ketë karrigen e Bashës apo të Kryemadhit, bën një listë të përbashkët ?Fronti Opozitar Kundër Regjimit të Edi Ramës?, ja po ua caktoj unë titullin dhe nuk humbet asnjë votë opozitare.?

?Mos kanë frikë nga njëri-tjetri?, u pyet Bushati? ?Padyshim mund të kenë frikë, le të thonë është më e rëndësishme t?i marrin një karrige njëri-tjetrin dhe mos u flasin njerëzve për shembje të regjimit, të banditëve, të koncesioneve?, u përgjigj Bushati. Opozita jashtëparlamentare, e formuar nga boshti PD-LSI, duket se pas djegies së mandateve dhe mbarimit të protestave të njëpasnjëshme, ka rënë në një ?gjumë letargjik?.

I pyetur pikërisht për këtë fakt, analisti Bushati tha se sipas tij, opozita po ndjek një strategji të re, duke shfrytëzuar dëmin ekonomik të shkaktuar tek shqiptarët, si pasojë e dy fatkeqësive, tërmeti dhe COVID-19. Sipas tij, shqiptarët nuk duan t?ia dinë për demokracinë, ndërsa për xhepin e tyre reagojnë. Për këtë ilustroi një shembull. ?Pra kur i thua që janë vjedhur votat e PD-së edhe nuk ia ndien, por kur i thua ke më pak para në xhep reagojnë, më duket se këtë bast ka vënë dhe Basha?, tha Bushati.

?Opozita provoi formën më radikale të mundshme, para një viti e gjysmë me djegie mandatesh e të gjitha. Te kjo rrugë dështoi. Tani unë mendoj që nuk është e përgjumur, por ka zgjedhur një strategji tjetër, se sa do të ia dalë është punë tjetër. Por çfarë ka zgjedhur në këndvështrimin tim. Jo vetëm për faj të Ramës, fakti që kësaj qeverisje, i ndodhën dy fatkeqësi të mëdha, tërmeti dhe koronavirusi. Që të dyja kanë shkatërruar në mënyrë të tmerrshme ekonominë.

Lulzim Basha mendoj unë dëshiron të përfitojë nga kjo dhe i bie çekanit vetëm tek ekonomia. Më vjen keq ta them por unë mendoj që shqiptarët nuk çajnë kokën shumë për demokracinë, për xhepin e tyre dhe e çajnë.

Pra kur i thua që janë vjedhur votat e PD-së edhe nuk ja ndien, por kur i thua ke më pak para në xhep reagojnë, më duket se këtë bast ka vënë dhe Basha?, u shpreh analisti.

Lajmet e fundit nga