web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Reflektim serioz nga qeveria dhe opozita”/ Meta nuk ndal thirrjet për përballimin e pandemisë

6 Korrik 2020, 11:18, Aktualitet CNA

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shypt, teksa ka ritheksuar edhe njëherë kërkesën për një strategji të re për të vënë nën kontroll situatën nga koronavirusi.

Gjithashtu Meta ka kërkuar një reflektim serioz nga institucionet, qeveria dhe opozita.

?Kërkoj një refletim serioz dhe të përgjegjshëm nga institucionet nga qeveria, nga opozita e nga cdo qytetar. Është e domosdoshme një strategji e re afatgjatë për të vënë nën kontroll këtë pandemi. Është i domosdoshëm një komunikim me vendet fqinje për të harmonizuar veprimet, për të shkëmbyer informacion në kohë reale me qëllim që të na mundësojnë daljen sa më shpejt nga kjo situatë?, u shpreh Meta./CNA.al





Lajmet e fundit nga