LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozitë e përçarë dhe kundër Lulzim Bashës

2 Korrik 2020, 08:35, Politikë CNA
Opozitë e përçarë dhe kundër Lulzim Bashës

Në dy ditët e fundit po bie në sy se koalicioni opozitar, përtej qëndrimeve të forta publike kundër kryeministrit dhe marrëdhënies së tyre për rrëzimin e Ramës, ka probleme thelbësore, duket e përçarë dhe palët janë të pabindura në marrëdhënie me njëra tjetrën. Mjafton që të komunikosh me anëtarët e koalicionit opozitar, me partitë aleate të Lulzim Bashës për të kuptuar se cilat janë problemet që ata kanë.

Së pari, të gjithë në konfidencë tregojnë pakënaqësi ndaj Lulzim Bashës.

Ka edhe nga ata të cilët tregojnë mosbesueshmëri, pra flasin hapur dhe theksojnë se Lulzim Basha nuk ka mundur të kthehet në një lider bashkues për koalicionin opozitar por dhe në një lider që t’i japë një frymë fitoreje opozitës. Ai duket të jetë i mefshtë, pa një strategji të qartë dhe i mbyllur në një guackë siç e quan dikush, paniku dhe frikë duke luajtur letrat i fshehur.

Së dyti, dikush thotë se ai nuk ka qenë i sinqertë me anëtarët e koalicionit opozitar.

Loja e tij për shtyrjen, tërhiqe mos e këput të Reformës Zgjedhore çoi që të ngeleshim në statukuo, mos kishim asnjë hap përpara. Pra, partitë aleate të mos fitonin qoftë nga listat e hapura, qoftë nga heqja e pragut të hyrjes në Parlament, nga tre në një prag natyral apo dhe më tej tek fakti se nuk u ndryshua sistemi proporcional rajonal duke u mos u çuar në proporcional kombëtar apo ndryshime të tjera thelbësore të cilat do tu jepnin jo pak peshë aleatëve. Ç?ka tregon, thotë dikush, se kjo ka qenë një lëvizje jo e pamenduar dhe e qëllimshme e Lulzim Bashës, i cili ndryshe nga sa u premtoi aleatëve i la atje ku ishin duke i keqpërdorur.

Së treti, njëri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit!

Po të flasësh me anëtarët e koalicionit opozitar dikush thotë se do një sistem me lista të mbyllura, dikush e do me lista të hapura, dikush thotë se nuk është kohë për të bërë poltikë, dikush tjetër thotë se elitat duhen vendosur me pikat mbi ?i?. Dikush tjetër thotë se Lulzim Basha po i përdor partitë e vogla, e kështu me radhë. Pra edhe vetë në marrëdhënie me njëri tjetrin janë të paqartë përtej asaj që kanë brenda koalicionit opozitar të drejtuar nga Basha.

Së katërti, dikush thotë se nuk është thjeshtë dhe vetëm Luli dhe Mona në krye të këtij koalicioni.

Nëse ata i pyet, thonë se koalicioni ka dhe personalitete të tjera, si Dash Shehi, Shpëtim Idrizi apo vetë Fatmir Mediu të cilat janë parti që kanë një peshë dhe një histori. Ndërsa dalja në krye e Monës, është thjesht dhe vetëm bashkim mekanik i një koalicioni ideal, janë mbledhur të majtë e të djathtë, dikush edhe për inat ?të vjehrrës?.

Së pesti, dikush thotë se është në atë koalicion për shkak edhe të sjelljeve të Edi Ramës, për shkak të qëndrimeve të tij politike, pra dhe marrëdhënies që ai ka pasur qoftë me LSI qoftë me PDIU por edhe parti të tjera të cilat janë në koalicion opozitar. Pra, nuk ndodhen aty thjesht dhe vetëm për parimin se janë të djathtë por, sepse gjenden për shkak të marrëdhënies të keqe me kryeministrin i cili ka dashur gjithë pushtetshmërinë.

Së gjashti, dikush tjetër thotë se Basha është njeriu që po tenton të mbajë një koalicion jo natyral ku brenda ka grekë dhe çamë, ku brenda ka të majtë komunistë si LSI-ja apo dhe të djathtë të qendrës si Partia Republikane. Një koalicion jo me thelb të cilit i ka munguar programi dhe strategjia por ngeci fatkeqësisht te lëvizja e djegies së mandateve dhe te slogani ?Rama ik?.

Së shtati, koalicioni nuk ka mundur në këto tre vite të krijojë programin e tij elektoral. Lulzim Basha përpiqet që gjithçka ta thotë vetë, që nga premtimet elektorale, uljet e taksave, punësimi, strategjia për turizmin, arsimi e të tjera si këto.

Aleatët nuk kanë mundur të kenë një qëndrim të unifikuar me PD dhe Lulzim Bashën i cili i nxjerr nga xhepi sa herë i duhen propozimet por nuk i diskuton në koalicionin opozitar ku disa parti kanë qëndrime të ndryshme për të cilat gishtin e drejtojnë dhe te Lulzim Basha. Dikush thotë se përgjegjës për situatën e arsimit të lartë është Luli i cili nuk e çoi kurrë në Gjykatën Kushtetuese ligjin e Arsimit të Lartë apo pati një sjellje arrogante dhe tradhtare edhe me banorët e Unazës së re, edhe me banorët e Kukësit por edhe më çështjen e Teatrit, të cilat janë kauzat e humbura të Bashës. Janë ?tradhtitë? e tij kundër qytetarëve që e kanë treguar atë në sytë e opinionit pulik të dobët dhe të lodhur dhe kjo shenjen e parë e e ka qe nga koha e çadrës.

Dje Fatmir Mediu, e argumentoi publikisht qëndrimin e tij të ashpër dhe ky ka qenë momenti më kritik dhe më i fortë që ka pasur kreu republikan kohët e fundit ndaj tij.
Gjithashtu në një qëndrim për CNA.al, Dashamir Shehi tha se koalicioni opozitar kishte probleme, gjithçka ishte e paqartë. (Lexo këtu)

Një qëndrim tjetër për CNA.al mbajti edhe Agron Duka i cili kërkonte sistemin zgjedhor.(Lexo këtu)  Në një qëndrim ndryshe duket të jetë Shpëtim Idrizi apo Vangjel Dule. Tjetër qëndrim duket të ketë Monika Kryemadhi në marrëdhënie me opozitën. Së fundi një problematikë e madhe në kolaicion është vetë LSI-ja, jo vetëm në marrëdhënien e saj me aleatët e saj brenda kolicionit por dhe marrëdhenien me vetë PD.

Një forcë që sillet si një grup hajdutësh me ideale komuniste që kërkojnë të rrëzojnë Edi Ramën dhe nga ana tjetër një pjesë e mirë e tyre flirtojnë ditë e natë me kryeministrin për të xhelozuar Lulzim Bashën dhe të tjerët, a thua se gara PD-LSI është kush e kush puth më shumë ministrat e Edi Ramës apo kush flirton më shumë me kryeministrin e vendit.

Të gjitha këto dhe shumë të tjera janë fakte që të gjithë i shohim brenda koalicionit opozitar, i prekim dhe i konstatojmë ditë pas dite. Disa plagë ndoshta janë dhe majisur, të tjera herë mbyllen dhe herë hapen por, koalicioni opozitar tashmë ka një problematikë të madhe. Ai është i sëmurë, pra palët janë të përçara përtej fasadës apo deklaratave që bëhen në emër të një koalicioni opozitar ku njëri i bie gozhdës e tjetri i bie patkoit. Ka një koalicion opozitar të përçarë, por këtu nuk po llogarisim aktorë edhe faktorë të tjerë politikë që nuk janë me Lulzim Bashën por, kanë një rol të theksuar opozitar. Ky është një argument më shumë se ka një koalicion opozitar të përçarë dhe kundër Lulzim Bashës./CNA.al

Ndryshimi i sistemit zgjedhor/ Duka tregon zgjidhjen që do të kënaqte aleatët e opozitës

?Marrëveshja e 2017 ishte kriminale?/ Mediu: Shumë personalitete u zëvendësuan me persona pa integritet

Reforma Zgjedhore/ Shehi zbulon lëvizjen e opozitës: Jemi të paqartë, është ngatërruar gjithçka!

Lajmet e fundit nga