web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sarri largohet nga Juventus, befason me skuadrën e re?

25 Qershor 2020, 14:10, Sport CNA

Te Fiorentina janë duke monitoruar me kujdes situatën e Maurozio Sarrit te Juventus, dhe janë të gatshëm t?i dërgojnë një ofertë për punë në Firence, raporton Corriere Fiorentino.

Gazeta bën të ditur se ka dyshime rreth të ardhmes së Beppe Iachini në Artemio Franchi, dhe ?Violat? kanë vendosur të përcjellin situatën e Sarrit te Juventus.

Ish trajneri i Napolit ka dështuar të bind tifozët pavarësisht se Juventus janë në krye të tabelës në Serie A dhe arritën deri në finale këtë sezon.

?Zonja e Vjetër? në finale të Kupës së Italisë është mposhtur nga Napoli, pas ekzekutimit të penalltive.

Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso, ka ambicie të mëdha me klubin, dhe raportet thonë se ka hedhur shikimin nga Sarri, dhe është gati t?i ofrojë mundësinë për rikthim në Toskanë





Lajmet e fundit nga