Projektligji/ Personave mbi 75 vjeç t'u vlejnë pasaportat dhe kartat e identitetit deri në fund të jetës
Ministria e Brendshme propozon një ligj në të cilin personat...
Akademiku dhe profesori i njohur, Artan Fuga ka reaguar sërish për testin e Gjuhë Letërsisë të Maturës Shtetërore.
Në një postim në rrjetet sociale, Fuga ka analizuar pyetjen 14 të testit, si edhe alternativat e dhëna për zgjidhjen e saj.
Sipas Fugës, formulimi i pyetjes është sa idiot aq edhe i gabuar.
Profesori thekson se ai që e ka formuluar atë nuk e ka haberin fare nga teknikat e administrimit të zbulimeve shkencore.
?Shikoni budallallikun! Shpellën më të madhe në botë ? thuhet!!! E kush është shpella më e madhe në botë? Shkencëtarët dhe ne njerëzit mund të dimë se cila është shpella më e madhe në botë e zbuluar deri tani për të cilën kemi dijeni, por aspak se cila është shpella më e madhe në botë. Sepse shpella më e madhe në botë nuk është si të pyesësh se cili është avioni më i madh në botë? Mund të ketë shpella edhe më të mëdha në? botë, por që ende nuk janë zbuluar. Si mund t?i ilustrojmë rrëfimet për to!?- shkruan ndër të tjera Fuga.
Postimi i plotë:
Përgjigja e gabuar e pyetjes 14 të testit të gjuhës shqipe dhe letërsisë të Maturës 2020:
Cili ilustrim do t?i ndihmonte më shumë lexuesit të kuptonin një artikull për shpellën më të madhe në botë? 1 pikë
A) Një listë e eksploruesve të shpellave.
B) Një vizatim i pajisjeve të eksploratorëve të shpellave.
C) Një grafik i dimensioneve të shpellave më të mëdha në botë.
D) Një foto e pamjes së brendshme të shpellës
Sipas Ministrisë të Arsimit përgjigje e saktë është përgjigja ?D? : Një foto e pamjes së brendshme së shpellës!
Pikërisht një përgjigje kryekëput e gabuar. Imagjinoni sesi maturantë që kanë dhënë këtë përgjigje të gabuar kanë marrë pikën e kësaj pyetjeje, kurse të tjerë që mund të kenë dhënë përgjigjen e saktë e kanë humbur atë pikë!
Ky është testi. Privilegjon ata që japin përgjigje të gabuara dhe ndëshkon maturantët që kanë dhënë përgjigje të drejta.
Imagjinoni tani Turin, a ndonjë budalla, duke dashur të ilustrojë rrëfimin e tij për shpellën më të madhe në botë!!! Tur speleologun, raftistin, alpinistin, Tur shpellarin që dëshiron të tregojë shpellën? më të madhe në botë!
Formulimi i pyetjes është sa idiot aq edhe i gabuar. Ai që e ka formuluar atë nuk e ka haberin fare nga teknikat e administrimit të zbulimeve shkencore. Shikoni budallallikun! Shpellën më të madhe në botë ? thuhet!!! E kush është shpella më e madhe në botë? Shkencëtarët dhe ne njerëzit mund të dimë se cila është shpella më e madhe në botë e zbuluar deri tani për të cilën kemi dijeni, por aspak se cila është shpella më e madhe në botë. Sepse shpella më e madhe në botë nuk është si të pyesësh se cili është avioni më i madh në botë? Mund të ketë shpella edhe më të mëdha në? botë, por që ende nuk janë zbuluar. Si mund t?i ilustrojmë rrëfimet për to!
Shikoni injorantët se çfarë thonë! Shpella më e madhe në botë, jo në planetin Tokë! Pra, kërkojnë të ilustrojmë edhe shpellën më të madhe duke përfshirë miliarda e miliarda, pa fund galaktika!
Me siguri e kanë bërë testin duke pasur temperaturë ose të pirë!
Por, le t?i lemë këto sepse janë megjithatë anësore.
Alternativa e parë e përgjigjes A, sigurisht është një idiotësi. Për ta hequr atë mjafton të jesh në klasën e tretë të fillores. Eshtë njësoj si të pyesësh dikë: Cila është ëmbëlsira më e mirë në botë? Dhe budallai të të përgjigjet: Kjo varet nga emri i guzhinjerit!!!
Përgjigja e dytë B është edhe më idiote, dhe mund të shtrohet vetëm për fëmijë e kopshtit, jo për maturantët. Ta zemë : Sa kilometra është diametri i Tokës? Dhe budallai të përgjigjej : Kjo varet nëse diametrin në fjalë e përshkruajmë me autobuz urban apo me biçikletë, pra të varej nga mjeti me të cilin udhëtojmë.
Problemi shtrohet vërtet kur bëhet fjalë për të zgjedhur midis përgjigjes C : Ilustrimi të bëhet me grafikë të dimensione të shpellave më të mëdha (të zbuluara) në botë (në Tokë) dhe përgjigjes D : apo të bëhet me anë të një fotografie, lexojeni mirë, vetëm ?një? fotografie nga pamjet e brendshme të shpellës!
Le ta lemë idiotësinë e të shprehurit në shqip allasoj : Fotografi e pamjeve të brendshme të shpellës! Sepse shpella paska edhe anët e veta të jashtme, sikur të ishte ndonjë motel, ose pallat!!! Të brendshmet e shpellës!!! Uaaaauaaaaa! Fotografimi i ?pamjeve?? Uaaaaaaaua! Të fotografosh pamjet!!! A dinë shqip këta apo jo? Vetë një fotografi është një pamje e shpellës! Fotografohet shpella, jo pamjet e shpellës. Fotoja është pamje e shpellës.
Lëmsh Turi lëmsh. Prandaj them se ata pinë raki dëllinje me damixhanat më të mëdha në botë. Ata nuk dinë shqip.
Mjerë maturantët që duhet të kuptojnë këto pyetje dhe përgjigje idiote!
Nejse!
Sigurisht përgjigje e saktë është përgjigja që Ministria e Arsimit e quan të gabuar. Ilustrimi me grafiqe dimensionesh shpellash të mëdha, është përgjigje e mundshme e saktë, jo me një foto nga ?pamjet? e brendshme të shpellës!
Sepse sikurse ka argumentuar para më shumë se 2 mijë vjetësh Sokrati, që të dallosh se një objekt është më i madh apo më i vogël, duhet atë ta krahasosh me të gjithë objektet e tjerë të ngjashëm ose jo. Pra e ilustron mendimin që je në shpellën më të madhe jo duke e fotografuar atë, por duke krahasuar dimensionet e saj me ato të shpellave të tjera.
Mënyrë tjetër për Tur shpellarin nuk ka!
Sigurisht edhe një foto mund të jetë ilustruese, por jo në funksion të vërtetimit ose demonstrimit të një shpelle si më e madhja në botë, sikurse përcakton pyetja e testit.
Ministria e Arsimit u kërkon maturantëve të quajnë përgjigje të drejta ato që në fakt janë të gabuara.
Sado e madhe të jetë një shpellë, fotografia e saj nuk na jep asgjë për të argumentuar se ajo është më e madhja? në botë. Sepse vetëm ?një? fotografi, siç thotë testi, nuk e krahason atë shpellë me asnjë shpellë tjetër.
Aq më shumë që fotografia e shumta na jep disa pamje, por e ka të pamundur të na japi të gjitha hapësirat e shpellës. Edhe sikur të jetë foto 360 gradë, ajo nuk mund të japi të gjithë zgavrat ose hapësirat e ndërlikuara të një shpelle. Kur themi e ?madhe? nuk kemi parasysh vetëm sipërfaqen, por kemi parasysh volumin, pra që na kërkon të dimë gjerësinë, lartësinë, gjatësinë e shpellês. Kjo e fundit nuk është një sallë mbledhjesh e Ministrisë, drejt, por ka hyrje e dalje që me ?një? foto, është e pamundur të dalin në pah. Përmbi të gjitha fotografia, në një shpellë të errët, kërkon flashe dhe nuk mat dimensione. Ministria e arsimit a njeh ndonjë aparat fotografik a celular që fotografon dhe një kohësisht mat volumin e hapësirës që fotografon?
A njeh ndonjë aparat fotografik a celular që fotografon, mat dimensionet e volumit të hapësirës të shpellës që fotografon, dhe njëherësh bën edhe krahasimin me shpellat që nuk ka fotografuar?
Një maturant serioz, të gjithë maturantët në fakt, mirë që nuk kanë luajtur mendsh kur kanë lexuar këtë pyetje dhe përgjigjet alternative për të! Me siguri nga mërzia kanë hequr dy përgjigjet e para të mundshme si idiote, dhe pastaj kok?a pil kanë rrumbullakosur njerën nga përgjigjet e mbetura.
Cfarë do të bëjnë shpellarët e Ministrisë me pikën e gabuar për pyetjen e 14 të testit?
Ministria e Brendshme propozon një ligj në të cilin personat...
Shtyhet për herë të dytë dhe pa afat rihapja e transportit p...
Nga 22 qershori të gjitha kompanitë ajrore lejohen që të flu...
Psikologia Redona Dudushi ka folur sot për situatën që po ka...
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, parashikon që java që presi...
Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirm...
Protestat pas vdekjes së George Floyd në duart e policisë, n...
Me rritjen e temperaturave, shumica e qytetarëve preferojnë ...
Drejtoria e Pergjithshme Detare si autoriteti që bënë monito...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për n...
Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Drejtor...
Qyteti i Pogradecit ka çelur sot sezonin turistik, ku ka mar...
Ndonëse java që lamë pas u shoqërua me reshje dhe rrebeshe s...
Është publikuar sot lista e dytë me 500 emrat e tjerë që për...
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, zhvilloi sot një takim ...
Për të gjithë ata që kanë planifikuar një fundjavë në bregde...
Qendra e Shërbimit Arsimor ka publikuar pasditen e kësaj të ...
Gazetari Taulant Kopliku, me rastin e ditës Botërore të Refu...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Më poshtë është një analizë profesionale nga Prof.Dr. Nikole...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...