web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shtanget Haland, shikoni kush zgjidhet ylli i ri i Bundesligës

19 Qershor 2020, 19:14, Sport CNA

Talenti kanadez i Bajern Mynihut Alfonso Dejvis është shpallur ?Lojtari më i mirë i ri i Bundesligës?.
Pas përfundimit të sondazhit, mbrojtësi i krahut të kampionëve të rikonfirmuar të Gjermanisë ia doli të merrte çmimin e ?talentit më të mirë të sezonit 2019-2020 për kampionatin gjerman?.

Ky është sezoni i parë i plotë me bavarezët ku ka luajtur 37 takime dhe ka shënuar 4 gola. Dejvis konsiderohet njëri prej lojtarëve më të shpejtë në botë dhe njëri nga mbrojtësit e krahut më premtues.

Ai mposhti në këtë garë talentin e Borusia Dortmundit Erling Haland, anësorin e Këlnit Ismail Jakobs dhe sulmuesin e Borusia Mynshenglabahut Markus Turam. Edhe pse pritet që Haland të fitonte këtë çmim, votimet shpallën fitues Alfonso Dejvisin si ?Lojtarin më të mirë të ri në Bundesligë?





Lajmet e fundit nga