web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Befason Anjeli, ja çfarë bën pas humbjes së Juves në finale

18 Qershor 2020, 07:28, Sport CNA

Ishte një ndarje çmimesh ?bëje vetë? ajo që u mbajt mbrëmjen e djeshme në ?Olimpico? në fund të Napoli-Juventus. Normat anti-Koronavirus kanë prekur, në fakt, edhe ceremoninë për dorëzimin e Kupës së Italisë skuadrës fituese, ndonëse protokolli u thye shumë shpesh gjatë festimeve të napolitanëve. Trofeu dhe medaljet ishin lënë në tavolinë dhe lojtarët duhej t?i merrnin vetë duke u ngjitur në skenë përmes një rruge që evitonte edhe kontaktet mes dy skuadrave.

Por nëse në podium nuk ishte asnjë prej autoriteteve të larta sportive e politike, siç e donte tradita (mungonte edhe presidenti shtetit italian, Matarela), ai që vendosi të ndihmojë fituesit ishte Andrea Anjeli. Pikërisht kështu, presidenti i Juventusit vendosi që të tregohet shumë sportiv dhe vendosi që të vlerësojë Elseid Hysajn me shokë, duke u varur në qafë medaljet e arit.

Sportiviteti mbeti në tentativë edhe nga ana e presidentit napolitan, Aurelio de Laurentis, i cili provoi që ta ftonte Anjelin në podium, por sigurisht që numri një bardhezi nuk pranoi me xhentilesë dhe u largua. Dhe larg çdo distancimi social, sepse në këtë rast ishte i pamundur për t?u respektuar, Insinje dhe De Laurentis ngritën në qiell Kupën e Italisë, të parin trofe në karrierë edhe të shqiptarit Elseid Hysaj, i cili luajti 12 minutat e fundit të takimit.

Për sa i përket prezencës në tribuna të personazheve, në ?Olimpico? mungonin edhe ministri i Sporteve, Spadafora, si dhe numri një i Komitetit Olimpik Kombëtar Italian, Malago. Të vetmet autoritete të larta prezente ishin presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gravina, dhe ai i Ligës së Serisë A, Dal Pino.





Lajmet e fundit nga