web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tirana e pandalshme edhe në Kupë, shkatërron Besëlidhjen me goleadë

11 Qershor 2020, 16:58, Sport CNA

Tirana ka shpartalluar Besëlidhjen me rezultatin 5-1 në sfidën e parë të vlefshme për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Një triumfi i merituar për skuadrën e Egbosë, përballë lezhjanëve, që kaluan të parët në avantazh me anë të Hoxhës, ndërkohë që Batha dhe Kale, përmbysën gjithçka në pjesën e parë.

Në fragmentin e dytë të lojës, kryeqytetasit, realizuan edhe 3 gola të tjerë me anë të Torasës, Kalesë dhe Sidibesë.

Më këtë triumf, bardheblutë duket se kanë hipotekuar kualifikimit, teksa sfida e kthimit pritet të jetë thjesht formalitet.





Lajmet e fundit nga