web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shënojnë lezhianët, dy gola të shpejtë në ndeshjen Tirana-Besëlidhja

11 Qershor 2020, 15:33, Sport CNA

Ka startuar në orën 17:00 sfida mes Tiranës dhe Besëlidhjas e vlefshme për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë e Egbosë, të cilët janë dhe kryesuesit e kampionatit, vijnë në këtë takim si favoritë absolutë, përballë lezhianëve, që militojnë në Kategorinë e Parë.

Kujtojmë që Besëlidhja eliminoi Partizanin, ndërkohë që në këtë sfidë të parë do të luajë gjithçka për gjithçka, për të tentuar një mrekulli të dytë. Për sa i përket formacioneve zyrtare, Egbo ka rreshtuar skuadrën më të mirë kundër lezhianëve, që do tentojë të befasojë me kundërsulme.

LIVE: TIRANA-BESËLIDHJA 1-1

Batha 27? / Hoxha 12?

Golat:

27? GOOOOOL TIRANA 1-1/ Barazohen shifrat, Batha realizon nga pika e bardhë e penalltisë, pas 11-metërshit të fituar nga Hoxhallari. 

12? GOOOOOOL BESËLIDHJA 0-1/ Tronditen bardheblutë, lezhjanët kalojnë në avantazh me anë të futbollistit me numrin 7-të Hoxha, pas një aksioni model. 





Lajmet e fundit nga