web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Po udhëtonte me 127km/h në orë/ Policia i heq patentën Shkëlzen Berishës

7 Qershor 2020, 07:43, Politikë CNA

Policia i ka marrë patentën Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Mësohet se Berisha është konstatuar nga policia rrugore duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara.

Ai është kapur duke lëvizur mbrëmjen e kaluar me shpejtësi 128 km/h, me makinën tip Benz S320, pranë qendrës tregtare TEG.

Sipas Report Tv, Shkëlzen Berisha ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe këta të fundit i kanë pezulluar patentën.

Tashmë atij i duhet të paraqitet në komision për të mësuar nëse patenta do t’i hiqet për 1 apo tre muaj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga