"Mos dëgjoni këta shejtanbudallenjtë"/ Patozi: Nuk ia keni futur Ramës, por OSBE-së
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ndërsa ko...
Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka folur për dakordësinë e arritur dje për administrimin e zgjedhjeve dhe votimin biometrik.
I ftuar në rubrikën ?Opinion? në News 24, Bylykbashi tha se ka ende propozime dhe diskutimet që nuk janë finalizuar por e cilësoi votimin biometrik një pengesë për mbushjen e kutive me vota të pavërteta. Ai theksoi se depolitizimi i administratës zgjedhore do të jetë gradual.
Bylykbashi shpjegoi edhe pse opozita pranoi që komisionet të jenë në të njëjtin status duke akuzuar maxhorancën se donte t?i kapte 5 me 2.
?Dje u arrit të mbylleshin elementë të rëndësishëm. Ajo marrëveshje është më e gjerë. Ka pasur diskutime, ka propozime por nuk janë finalizuar. Duke iu referuar dakordësisë dje na duhet të vendosim që kodi zgjedhor të ketë përcaktimet për votimin biometrik, ndarjen e KQZ dhe si do të ruhen garancitë kushtetuese nëpërmjet komisionet zgjedhore. Komisionet zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme mbetet siç kanë qenë. Ndryshimi do të jetë për zgjedhjet pas tyre. Atëherë do të aplikohet formula e re që do të shkohet drejt depolitizimit. Por depolitizimi do të jetë gradual.
Komisionet janë të caktuara nga partitë politike. Nga viti 2003 e këtej nuk ka pasur konflikte për komisionet zgjedhore. U zhduk konflikti kur komisionet u balancuan. Edhe tentativa e fundit ishte që qeveria t?i kapte 5 me 2. Ne nuk rindezim konfliktin politik, marrim masa që në zgjedhjet e tjera të ndryshojnë. Këto komisione do të vijojnë të bëjnë detyrën e tyre. Do fusim garanci shtesë,. Identifikimi biometrik është një nga garancitë shtesë. Sot kutitë e votimit mbushen fshatshe. Ka votim familjar. I mbushin komisionerët në fund të ditës apo votohet dhe me karta false identiteti. Identifikimi biometrik pengon mbushjen e kutisë me vota të pavërteta. Nqs e realizojmë 100% është një arritje e jashtëzakonshme. Në të gjitha QV do jetë një pajisje e thjeshtë identifikimi dhe votuesi do jetë i pajisur me një dokument. Pajisja do jetë e pajisur me të dhënat dhe foton e votuesit. Nënshkrimi do të bëhet me gjurmën e gishtit dhe do të verifikohen pa diskutim të gjitha gjurmët e gishtit. Ka një vlerë ajo. Sigurisht bie në raport me situatën aktuale por kur të shkojë në një komision tjetër komisionerët e shohin se ka shenjën. pajisja është shumë e thjeshtë, mban gjurmën e çdo zgjedhësi. Nëse tenton, njerëzit thonë po sikur të votoj me kartën e një emigranti, do lërë gjurmën e tij dhe kur të shkojë për të votuar në emër të tij, do jetë sërish me të njëjtin gjurmë. Atëherë ai shkon në burg?, deklaroi Bylykbashi.
Sa i përket deklaratës së opozitës parlamentare dhe kushteve të vendosura për votën e emigrantëve, Bylykbashi tha se do ketë dispozita që i hapin rrugë votimit të emigrantëve por evidentoi një dështim të qeverisjes. ?Do bënë në pah një dështim të qeverisë, qeveria nuk ka bërë gati ende regjistrin e emigrantëve jashtë vendit. Pa u regjistruar në këtë regjistër nuk mund të marrë të drejtën e votimit?, tha ai.
Bylykbashi theksoi se tentativa (nga maxhoranca) ishte flagrante agresive që të kapte komisionet zgjedhore, t?i bënte 5 me 2 në gjithë Shqipërinë. ?Sot gjysmën e ka maxhoranca, gjysmën opozita. Donte t?i merrte maxhoranca të gjitha, në QV, në KQZ e VNV. Ne kishim propozuar dje që 3 komisionerët jo politikë të mos jenë nga administrata publike dhe pas këtyre zgjedhjeve kryetari i komisionit të qendrës së votimit nuk do të vijë kurrë nga administrata publike, qoftë PD apo PS. Ne e bëmë këtë propozim, kur Rama e pa që nuk i jepte atë që donte u dorëzua tek administrata. Kemi pranuar që pas këtyre zgjedhjeve do futet modeli i ri. Edhe ODIHR e përshëndeti këtë qasje?, tha Bylykbashi.
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ndërsa ko...
Deputetja e Paritisë Socialise, Blerina Gjykameti ka komentu...
Zëdhënëzja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka hedhur akuza ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar nj...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj një ndër shfaqj...
Në kampin opozitar, ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë as...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka komentuar mesazh...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një sh...
Pas negociatave 3-vjeçare, pasi ekspertët kishin reflektuar ...
Pas atij gjumi të thellë dhe të qetë, që kalova mbrëmë, as q...
Ambasadorët ishin çelësi i zgjidhjes së ngërçit politik në S...
Dje në mbrëmje, Luli Basha, kryetari i Republikës së re, shp...
Përfundon takimi i opozitës parlamentare me ambasadoren e SH...
Këshilli Politik pritet të mblidhet sërish sot pasdite në or...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me marrëv...
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa vijon me akuzat ndaj kryetarit të...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar në lidhje me...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka reaguar me tone të fort...
Qëndresa Qytetare monitoroi vendimet e Këshillit Bashkiak Ti...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...