Basha me qytetarët e Tiranës/ Ka vetëm një rrugëdalje, të bashkohemi e t'ia kthejmë qeverisjen e marrë peng, shqiptarëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar nj...
Zëdhënëzja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Në një deklaratë për mediat, Ina Zhupa tha se kompania e mikut të Ramës dhe Veliajt, Flavio Tosi, ortake në pastrimin e mbetjeve në Tiranë, është nën akuzë për pastrimin e parave të pista të mafias italiane Ndragheta.
Gjithashtu ajo tha se kompania Eco Tirana ka marrë Kktër milion euro pa bërë asnjë punë.
?Bashkia e Tiranës mund të jetë përdorur për të pastruar paratë e një prej klaneve më të rrezikshme mafioze italiane, përmes kompanisë së krijuar nga Erion Veliaj, Eco Tirana.
Ortakët italianë të kompanisë, miq të Erion Veliajt dhe Edi Ramës, janë vendosur sot nën akuzë për pastrimin e parave të mafias italiane.
Ata kanë përdorur për këtë aktivitet kriminal kompaninë publike të pastrimit të Veronës, Amia, e cila është ortake me 49 përqind të aksioneve në kompaninë e pastrimit të Tiranës, Eco Tirana.
Kjo kompani u propagandua me shumë bujë si kompania që jo vetëm do ta bënte Tiranën qytetin më të pastër në rajon, por ishte pjesë e projektit të madh për diferencimin e mbetjeve që në burim dhe grumbullimin e tyre.?-tha Zhupa.
Më tej, ajo publikoi edhe një video, që është momenti i firmosjes së marrëveshjes mes Erion Veliajt dhe kryebashkiakut të Veronës, Flavio Tosi 4 vjet më parë.
Sipas kësaj marrëveshje me kumbar Edi Ramën, Zhupa tha se është krijuat Eco Tirana, sipas modelit të kompanisë publike të pastrimit të Veronës, Amia.
?Sot zbulohet se kjo kompani i ka shërbyer mafias së plehrave për pastrimin e parave, duke e bërë edhe funksionimin e saj në Shqipëri të dyshuar kryesore për aktivitet kriminal.
Hetimet e prokurorisë italiane kanë zbuluar se ortakja e kompanisë së plehrave të Tiranës ka qenë një mekanizëm për mafian e plehrave në Itali dhe pastrimin e parave të klanit mafioz Ndragheta.
Prokuroria ka akuzuar 26 persona ndër to ish-kryebashkiakun Tosi dhe Andrea Miglioranzi për bashkëpunim në organizatë kriminale, mashtrim, pastrim parash, rryshfet, trafik droge, korrupsion, transferim të mirash materiale në shkelje me ligjin.?-u shpreh zëdhënsja e PD.
Më tej, ajo theksoi se afera me mafian e plehrave duhet hetuar edhe në Shqipëri, ndërsa shtoi se SPAK nuk mund të bëjë sikur nuk dëgjon dhe sikur nuk sheh.
?Nuk duhet hetuar vetëm Erion Veliaj që e ka firmosur marrëveshjen me bashkëpunëtporin e Ndraghetës, por duhet hetuar edhe Edi Rama, i cili është nismëtari i kësaj marrëveshjeje mes mafiozësh.
Deri tani, Eco Tirana, me ortake kompaninë publike të Veronës, të përdorur nga mafia kalabreze është paguar rreth 4 milionë euro nga Erion Veliaj, duke përfshirë edhe pagesën për diferencimin e mbetjeve, kur ky proces nuk ekziston në Tiranë.
Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të hetohen nga SPAK për lidhjet e mundshme me aferën mafioze të plehrave dhe pastrimit të parave të mafias italiane me kompaninë publike EcoTirana.
Fushata e Edi Ramës dhe Erion Veliajt për diferencimin e mbetjeve ishte vetëm një mashtrim për t?i hapur rrugë ortakërisë në kompaninë e plehrave me ata që sot akuzohen se e përdorën këtë kompani për të qarkullyar paratë e mafias italiane.
SPAK nuk mund të bëjë sikur nuk dëgjon dhe sikur nuk sheh.?-tha zëdhënësja e PD, Ina Zhupa.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar nj...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj një ndër shfaqj...
Në kampin opozitar, ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë as...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka komentuar mesazh...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një sh...
Pas negociatave 3-vjeçare, pasi ekspertët kishin reflektuar ...
Pas atij gjumi të thellë dhe të qetë, që kalova mbrëmë, as q...
Ambasadorët ishin çelësi i zgjidhjes së ngërçit politik në S...
Dje në mbrëmje, Luli Basha, kryetari i Republikës së re, shp...
Përfundon takimi i opozitës parlamentare me ambasadoren e SH...
Këshilli Politik pritet të mblidhet sërish sot pasdite në or...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me marrëv...
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa vijon me akuzat ndaj kryetarit të...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar në lidhje me...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka reaguar me tone të fort...
Qëndresa Qytetare monitoroi vendimet e Këshillit Bashkiak Ti...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim do të vijë sërish sot...
Në Shqipëri, palët politike arritën mbrëmjen e së premtes ma...
Pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore është pu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...