web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Zhgënjeu te Milani, Piontek gjen rrugën e rrjetës në Bundesligë

27 Maj 2020, 18:27, Sport CNA

Përballje emocionuese ajo mes Lajpcig dhe Hertës së Berlinit, që prodhoi plot 4 gola dhe 1 karton të kuq. Protagonist në këtë sfidë ishte dhe ish-sulmuesi i Milanit, Kristof Piontek, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 82-të të sfidës, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Polaku e nisi ndeshjen nga stoli, teksa i mjaftuan 11 minuta lojë për të gjetur golin. Ai zuri vendin e Daridës në minutën e 71-të. Ky ishte goli i dytë për Piontek në kampionatin gjerman me fanellën e kryeqytetasve të Hertës së Berlinit.

Kujtojmë që Grujiç gjeti rrugën e rrjetës i pari për miqtë, ndërkohë që Klosterman dhe Shik, përmbysën përkohësisht rezultatin, i cili u vulos në 2-2 nga Piontek.

Piatek equalises ?? #RBLBSC pic.twitter.com/rXWMv3O5BD

? VBET News (@VBETnews) May 27, 2020





Lajmet e fundit nga