web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma Zgjedhore/ Çaçani: Shtrëngimi i duarve në orët e fundit është plan i marrëveshjeve të fshehta

27 Maj 2020, 18:07, Politikë CNA

Deputeti i opozitës parlamentare Arlind Çaçani ka reaguar për Reformën Zgjedhore, për përfundimin e të cilës kanë mbetur edhe vetëm 4 ditë afat.

Çaçani deklaron se nëse nuk ndryshohet sistemi, nëse bëhet me votim elektronik dhe nëse nuk mundëohet vota e emigrantëve, Reforma Zgjedhore është vrarë përfundimisht.

Ai thotë se shtrëngimi i duarve në minutën e fundit, është pjesë e planit dhe e marrëveshjeve të fshehta midis çunave. Deputeti sulmon opozitën joparlamentare dhe mazhorancën, teksa pretendon se duan të fusin duart te vota e emigrantëve që janë larguar nga vendi jonë vetëm për fajin e tyre.

?Po nuk u ndryshua sistemi; Po nuk u mundësuam votën emigrantëve; Po nuk u mundësua numërimi elektronik; Kemi vrarë përfundimisht reformën zgjedhore! Një reformë, ku arritja më e madhe është që votimet nuk do bëhen në ditë me diell, por në ditë me shi. Kjo mania e qëllimshme e shtrëngimit në orët e fundit për të nxjerrë një produkt më pak se gjysmak, është pjesë e planit dhe e marrëveshjeve të fshehta midis çunave.  Ju doni lista të mbyllura që t?i keni deputetët ushtare, dhe t?i reshtoni në lista sipas shkallës së lëpirjes.

Ju po bëni paçavuro-reformë, që do t?ia servirni shqiptarëve dhe për 10 vite të tjera. Ju i trembeni votës së emigrantëve sepse e dini që ata nuk e shesin votën për 50 euro. E dini që ata janë lodhur me ju dhe pikërisht ata do ju ndëshkojnë sepse janë emigrantë për shkakun tuaj. Ju doni të fusni duart në numërim që me të fortët dhe hajdutët, të fusin duart në kuti. Ju qofshi, po nuk e di si do ua servirni shqiptarëve për reformë këtë produkt bunkerësh dhe këshillash ilegjitim?, thekson Çaçani./ CNA.al





Lajmet e fundit nga