web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Klubet e Superligës injorojnë qeverinë, caktojnë 2 ndeshje miqësore

22 Maj 2020, 17:34, Sport CNA

Pas më shumë se 2 muajve nga ndalja e futbollit në vend, klubet kanë rinisur përgatitjet për datën 3 qershor, atëherë kur sipas FSHF-së do të rinisë gara. Edhe pse ende nuk është konfirmuar kjo nga ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria shqiptare, klubet po mendojnë për përgatitjet e radhës, teksa në fundjavë janë programuar edhe ndeshje miqësore.

Kukësi i drejtuar nga Orges Shehi do të ndeshet me Turbinën në ?Nexhip Trungu? të Cërrikut (17:00), aty ku verilindorët po zhvillojnë përgatitjet. Edhe Teuta do të zhvillojë testin e parë miqësor këtë fundjavë, teksa në Durrës do të presë Egnatian. Edhe pse klubet kanë njoftuar miqësoret duke respektuar protokollin sanitar, ende nuk kanë marrë ?bekimin? e Qeverisë për këto ndeshje.





Lajmet e fundit nga