web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Klubi i Serisë A anulon stërvitjen, ja arsyeja e çuditshme

22 Maj 2020, 09:32, Sport CNA

Klubi i Serie A, Brescia, ka anuluar stërvitjen për shkak të një rrjedhje gazi në ambientet stërvitore. Gazzetta Dello Sport dhe autoritetet e agjencisë ANSA, kanë konfirmuar se të gjithë banorët pranë Solferino, ku ndodhet dhe ambienti stërvitor i Brescias, kanë ndjerë një erë gazi në ajër dhe frika për një incident të mundshëm, ka qenë e madhe.

Të gjithë rezidentët pranë Solferine janë evakuuar dhe janë larguar me shpejtësi nga zona brenda 2 orësh. Kjo rrjedhje gazi, mësohet se ka dalë nga një magazinë që ndodhej aty pranë.

Ndërsa mediat në Itali, fillimisht raportuan se sulmuesi i Brescias, Balotelli, nuk ishte paraqitur në stërvitje, ndërsa kundërpërgjigja e SuperMarios, ishte e shpejtë: ?Mos shkruani budallallëqe kur nuk dini gjë!?





Lajmet e fundit nga