web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta flet me superlativa për veten/ “Edhe ata që më kritikojnë, kanë një ndjejnë falenderimi për mua”

20 Maj 2020, 19:11, Politikë CNA

Përse nuk je mposhtur asnjëherë? Kjo ishte pyetja që moderatori Bejdo Malo, i drejtoi presidentit Ilir Meta, sonte në Fax News, ku po diskutohet për shembjen e Teatrit.

Me superlativa për vetën, Meta tha se ka qenë President në kohë të vështira, dhe se mposhtet vetëm nga logjika e tij.

?Duhet të jeni të sigurtë që çdo dekret që unë firmos, çdo akt ligjorë, është 100% i bazuar në Kushtetutë. Kam qenë President në një kohë të vështirë dhe anormale për Shqipërinë.

Ju duhet të dini që edhe ata analistët  që më kritikojnë pa të drejtë, kanë një ndjenjë falenderimi për Ilir Metën, sepse nëse nuk do kishte qene Ilir Meta, nuk do kishte se kush të kujdesej për mirëqenjen e tyre.

Unë mposhtem gjithmonë nga llogjika ime.  Nuk jam në politikë për të qëndruar me kokfortësi, por për ti shërbyer bindjeve të mia dhe interesit të popullit. Jam për të luftuar deri në fund kur çështja nuk është e drejtë.?, tha Meta./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga