Connect with Us

Bashkëpronari i Air Albania, Sinan Idrizi akuzohet për mashtrim në Turqi

Kronika

Bashkëpronari i Air Albania, Sinan Idrizi akuzohet për mashtrim në Turqi

Publikuar

-

Një nga biznesmenët më të famshëm në Turqi ka dorëzuar kallëzim penal në Stamboll kundër Idrizit për një mashtrim me vlerë 3.2 milionë euro për blerjen e një kompanie koncesionare në Shqipëri.

Biznesmeni shqiptar Sinan Idrizi, i njohur si sponsor i skuadrës së Flamurtarit dhe partneri i përzgjedhur nga qeveria shqiptare për pronësinë e kompanisë ajrore, Air Albania, u akuzua të martën për mashtrim nga Adnan Polat, një nga biznesmenët më të famshëm turq dhe zëvendëspresident i skuadrës së futbollit Gallatasarajt, në lidhje me marrjen e një shume prej 3.2 milionë eurosh në vitin 2017 nën premtimin e blerjes së kompanisë koncesionare GFI Albania, bëri të ditur media turke të mërkurën.

Gazeta Hyriet, një nga më të mëdhatë në Turqi, raporton se Idrizi ka refuzuar të kthejë paratë e marra për blerjen e kompanisë, e cila nuk është realizuar.

GFI Albania është një kompani koncesionare e dhënë nga qeveria e Partisë Demokratike në vitin 2013 për të vendosur një pigment identifikues në naftën që qarkullon në Shqipëri dhe për kryerjen e kontrolleve në pikat e furnizimit me karburant, me supozimin se një teknologji e tillë do të luftojë kontrabandën e naftës.

LEXO EDHE:  Sitë edhe për guroret/ Klosi: 1000 gurore në kontroll brenda datës 31 janar

I pyetur nga BIRN, Vangjel Birbo, një nga administratorët e GFI, tha se nuk kishte dijeni për ngjarjen dhe se nuk kishte pasur asnjë kontakt me Idrizin për shitjen e biznesit.

Idrizi nuk iu përgjigj një telefonate dhe një SMS-je të dërguar nga BIRN për koment deri në publikimin e shkrimit.

Sinan Idrizi u shfaq në skenën mediatike shqiptare disa vite më parë si sponsor i klubit “Flamurtari” të Vlorës, një skuadër futbolli nën pronësinë e Bashkisë Vlorë, zona elektorale e kryeministrit Edi Rama.

Në vitin 2018, Idrizi u shpall nga qeveria e Edi Ramës si pala shqiptare në kompaninë Air Albania, një investim i përbashkët politik i Ramës dhe presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan. Burimet financiare të Idrizit, si në rolin e sponsorit të Flamurtarit ashtu edhe në rolin e aksionerit të Air Albania, mbeten mister. Idrizi nuk rezulton të ketë pasur aktivitet të qenësishëm biznesi në Shqipëri më parë, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Kallëzimi në Stamboll do të duhet të hetohet nga prokuroria turke./ Gjergji Erebara-Birn

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kërcet arma në Lushnje/ Plagoset një person

Publikuar

-

Nga

Kërcet arma në Lushnje/ Plagoset një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnje, ku paraprakisht raportohet se një person është plagosur më armë zjarri.

Sipas informacioneve nga policia, mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Fier-Shegan, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet M. A., 31 vjeç.

Ende nuk dihet autori i kësaj ngjarje, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia Lushnjë/ Informacion paraprak



Në fshatin Fiershegan, Lushnjë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi M. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjes, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Gjekmarkaj tregon pse PS nuk mund të akuzojë askënd si pro rus

LEXO EDHE:  Sitë edhe për guroret/ Klosi: 1000 gurore në kontroll brenda datës 31 janar

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve, të cilët janë larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e  Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident masiv në rrugën Tiranë-Elbasan/ Përplasen 5 makina

Publikuar

-

Nga

Aksident masiv në rrugën Tiranë-Elbasan/ Përplasen 5 makina

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tiranë – Elbasan.

Mësohet se 5 makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Aksidenti ka ndodhur në dalje të tunelit të Elbasani dhe sipas të dhënave paraprake, katër persona dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë kanë mbetur të plagosur./CNA.al



 

LEXO EDHE:  Procedimi i organizatorëve të protestave/ Këlliçi: Rama të ndalojë masat represive

LEXO EDHE:  “Vepruan si banditë”/ Markut nuk i del inati me Ramën e Veliajn: Vetëm ISIS ka shkatërruar veprat kulturore

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vethelmohet me fostoksinë/ Ndërron jetë 62 vjeçarja në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Vethelmohet me fostoksinë/ Ndërron jetë 62 vjeçara në Vlorë

Një 62 vjeçare nga Vlora i ka dhënë fund jetës, duke u vethelmuar me fotoksinë.

Policia bën me dije se gruaja me inicialet F. Ç., është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia Vlorë/ Informacion paraprak



Rreth orës 18:15, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetësia F. Ç., 62 vjeçe, banuese në Panaja, Vlorë, e cila më pas ka ndërruar jetë, si pasojë e konsumimit të lëndës së dyshuar fotoksinë.

LEXO EDHE:  Rama batuta me Dritan Lelin: Ku ta mbaj më afër, vetëm po ta marr në shtëpi

LEXO EDHE:  Procedimi i organizatorëve të protestave/ Këlliçi: Rama të ndalojë masat represive

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE