web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ishin nisur drejt Shqipërisë/ Sekuestrohen 19 ton mbetje në Portin e Ankonës

20 Maj 2020, 08:14, Kronika CNA

Një sasi prej 19 ton mbetje elektrike janë sekuestruar në portin e qytetit të Ankonës nga Guardia di Finanza, të cilat kishin si destinacion Shqipërinë.

Mediat italiane raportojnë se autoritetet kontrolluan kamionin që vinte nga Gjermania dhe do të vazhdonte udhëtimin me traget për në Shqipëri.

Kamioni TIR transportonte mijëra elektroshtëpiake, si furra, lavatriçe, pianura, të deklaruara si të përdorura dhe funksionale, por një kontroll i imtë zbuloi se malli nuk kishte certifikatat e parashikuara për materialet elektrike e dorës së dytë, sipas një dekreti legjislativ të vitit 2014.

Kamioni kishte destinacion Shqipërinë, ku ata ose do të përfundonin furnizimin me tregti të paligjshme të pajisjeve të përdorura ose asgjësimin e paligjshëm të mbeturinave.

Ngarkesa u vendos nën sekuestro, bashkë me kamionin.

Gjithashtu është proceduar shoferi i kamionit, një shqiptar 25-vjeçar, si dhe organizatori i transportit, edhe ai shqiptar, 44 vjeç, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të mbetjeve./ CNA.al





Lajmet e fundit nga