web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Turqit fiksohen keq me Superligen Shqiptare, del në skenë emri i një tjetër ylli që pritet të largohet

18 Maj 2020, 09:23, Sport CNA

Menemenspor është shndërruar në një nga emrat më të njohur në kampionatin shqiptar. Nuk milioton në ligën tonë, por interesi për futbollistët e Superligës ka bërë që klubi turk të përmendet shumë gjatë kësaj kohe pandemie.

Me këtë skuadër luajnë Gentian Selmani dhe David Domgjoni, ndërsa shumë lojtarë janë përfolur për t?iu bashkuar ekipit që militon në ligën e dytë turke.

Së fundmi, Jurgen Celhaka është në radarin e klubit turk. ?Yeniasir? raporton se mesfushori i Tiranës pëlqehet nga turqit dhe priten tratativa për shërbimet e tij. Talenti është nën kontratë me klubin bardheblu dhe vështirë se 24-herë kampionët e vendit mund ta lëshojnë për pak para.





Lajmet e fundit nga