web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fevziu e pyet nëse do ndërtojë kulla te Teatri/ Veliaj: S’ke të drejtë t'ma thuash këtë, mund të bëj ç’të dua

18 Maj 2020, 20:49, Politikë CNA

?A më garantoni që në vijim të këtij teatri nuk do ndërtohen kullat e parashikuara?? Kjo ishte pyetja e drejtuar nga gazetari Blendi Fevziu për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn.

Veliaj iu përgjigj ashpër Fevziut, duke i thënë se askush nuk ka të drejtë t?ja bëjë këtë pyetje. Ai la të kuptohej se kullat mund të ndërtohen, teksa tha se bashkia mund të ndërtojë çfarë të dojë në pronën e vet.

?Janë dy projekte më vete. Ai është një projekt që do vazhdojë. E para punës, nuk ka askush të drejtë që t?i thotë kryetarit të bashkisë mos zhvillo pronat e bashkisë. Bashkia mund të bëjë aty një hotel e ta shesi, bashkia aty mund të bëjë një shkollë, një park. Pra është e drejta e bashkisë që të zhvillojë pronën dhe kjo shprehja më garanto ti që do zhvilloj pronën, më pyet dhe tani se çfarë do bëj me kullotat në Kashar?, theksoi Veliaj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga