web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A duhet ta shpërndajë Meta Parlamentin?/ Kryemadhi: Është vija e kuqe

18 Maj 2020, 18:48, Politikë CNA

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, u pyet mbrëmjen e sotme nëse presidenti Ilir Meta duhet ta shpërndajë Parlamentin, të cilin ata e quajnë ilegjitim.

Kryemadhi iu shmang pyetjes dhe deklaroi se vija e kuqe është prekur, por theksoi se kjo nuk do të thotë se opozita duhet të marrë armët.

?Ajo që dua të them është se vërtet është vija e kuqe, sigurisht që vija e kuqe nuk do të thotë që ne të marrim armët dhe të qëllojmë Edi Ramën dhe t’i shkojmë në Surrel, por revolta e qytetarëve do të rritet. Unë nuk besoj te dhuna, te shkatërimi, vetë si person jam luftëtare, por dhuna do viktimizojë një kriminel. Unë besoj te ekzistenca dhe morali i lëvizjes?, theksoi kryetarja e LSI./ CNA.al





Lajmet e fundit nga