Nga Azgan Haklaj/ Trinomi famëkeq Rama- Veliaj- Lleshi shembi Teatrin Kombëtar
Kleptokratët dhe oligarkët ramianë duan të ndërtojnë aty keo...
Zakonisht arrestimet në diktaturë bëheshin herët, të shqyenin derën dhe të thoshin se, në emër të popullit je i arrestuar. Kështu edhe sot, në gjendje ku njerëzimi është i mbytur nga ankthi i covid19, të vjen fadroma dhe të rrëzon fasadën. Kryeqyteti rrethohet me postoblloqe sa mjetet, njerëzit që kërkojnë të futen në kryeqytet ndalohen dhe zbythen mbrapa me pretekstin e orëve të shtetrrethimit etj. Kjo nuk ka asnjë problem, madje as për intelektualët që militojnë majtas. Eshtë më se normale pasi po luftohet me opozitarizmin me ca artistë tru shpëlarë por edhe me komunitetin civil që kërkon të mbrojë trashëgiminë kulturore. Eshtë e modës në Shqipëri që kur vjen në pushtet, nuk vjen për të ndërtuar ekonominë, vendin, nuk vjen për t’i shërbyer qytetarit, por të luftosh akoma më fortë me opozitën. Këtë, intelektualët nuk e vënë re…, pavarsisht se në leksione mund të flasin për shtetin e së drejtës, të drejtën civile, pavarësisht se i referohen figurave nga bota, civilizimit, prapë një teke raki, një paçe, a instikti pro njëshit i mban aty ku janë. Pavarsisht dekoratave, titujve, asaj që kanë në kokë, ankesave për rrogën e pa mjaftueshme, janë me shefin. Nga ana tjetër mbajnë sytë tek WesterUnion për ndonjë para kafeje nga fëmijët se bash aty në kafene, gjysmë kothere do mbrojnë verdiktin e shefit. Eshtë një mision i njëshit dhe kur flet ai nuk ka rëndësi se kush vdes se çfarë shëmbet se çfarë ndodh, rëndësi ka që njëshi tek fërkon trapin mes shalëve të ëndërritet në perversitete orgjish dhe tekash psikopati. Ky soj ndihmoi me dy duar edhe Enver Hoxhën pas luftës së dytë botërore. Shembullin që të ha të gjallë e keni në librin e At Zef Pllumit Rrno për me tregue kur e dënuan për faktin se kleri katolik kishte djegur në mesjetë në një turrë drush Xhordano Brunon dhe Galileo Galilein. T’ia thuash sot këtë një qytetari perëndimor rrezik t’i bjerë infarkt në vend. ja që ka ndodhur në Shqipërinë tonë dhe viktima ishin memoria kombëtare. Ata që revolucionarët çfarë nuk i etiketuan. Ashtu si dje një gjoja artist i popullit tallej me ballistët me filozofinë e Shefqet Musarajt. Ballist ishte edhe Hysni Lepenica, edhe dijetari Mithat Frashëri, por revolucionari i popullit nuk i përmend, nuk i intereson. Rri tek ajo që është një e drejtë absolute e njëshit kësisoj ja përse jemi vendi i renditur në shkallën e parë për vrasjet e intelektualëve, periudha e pas luftës është pranvera e vrasjeve dhe e shkatërrimeve. Dhe jo rastësisht sot në vend që të festojmë pavarësinë në shtëpinë reale të Vlorajve, e festojmë në një shtëpi maket. Kësisoj edhe me shumë objekte të tjera, me shumë qendra qytetesh, me shumë tregje, objekte kulti etj. Pyesni memorien tuaj se a u ka mbetur gjë rrethinave ku u rritët, qyteteve etj., ndofta kthjelloheni megjithëse tashmë e kam bindje që kurrë nuk ka për të ndodhur. Aq sa në një të ardhme do na thonë fëmijët, po mirë atë shtëpinë e Lidhjes së Prizërenit ua dogjën serbët, po ju çfarë kishit me trashëgimninë tuaj? Përgjigja është e thjeshtë kështu i do palla njëshit. Do na thonë po Gjykatat çfarë thanë, nuk ndërhynë, nuk folën, nuk venduan, do u themi, po…, na thanë që kështu i do palla shefit. Ndaj sot kjo është arsyeja që në vend t’i festojmë evenimentet tona historike dhe kulturore aty ku u takon, i festojmë në ngrehina makete. Dhe ta mendosh që këto ndodhin akoma është një turp kombëtar.
Në gjithë këto ditë kam ripostuar shkrimet e kaluara në përpjekje për të kontribuar sado pak të ashtuquajturës trashëgimi kulturore. Kam marrë mesazhe nga më të çuditshmet dhe më keqardhëse se më linin të kuptoja që nuk e kishin lexuar qoftë një radhë nga shkrimi, aq sa i ka dhënë vetes përgjigjen se për çfarë flet, shqiptarët më mirë mund të flasin për Sulejmanin e madhërishëm se sa trashëgimninë e tyre. Nga ana tjetër më mirë e kanë të të mbysin se t’u përmendësh pashain, lëre pastaj të hysh në diskutime në raport me të drejtën ligjore që kur grupet e interesit publik e çojnë një një objekt në Gjykatë, çdo aktivitet shtetëror pezullohet, është Gjykata ajo që vendos. Shikoni Kosovën, qe Gjykata ajo që ndali procesin e pushimit të qeverisë Kurti deri në daljen e një vendimi. Mësoni nga Kosova o pyka të Shqipërisë rilindase, mësoni që të mos kemi më luftë klasash, luftë shkume e pështymash se kush ka të drejtë. Por qenka e vështirë ta mbrosh vendin tënd nga shpërbërja, duket si një situatë e njëllojtë me atë të pas luftës, askush nuk ndihet veç shefit. Qënka e vështirë të shikosh se si vdes vendi yt, aq sa shqiptarët shkojnë bëjnë foto tek baraka e shtëpisë së Shekspirit, por e kanë tmerr të ruajnë një të tillë në vendin e tyre. Shkojnë në Austri e bëjnë foto tek banesa a teatrot ku luajti një patriot i tyre si Aleksandër Moisiu, por kanë tmerr të ruajnë vendin, a skenën, teatron ku luajti Kadri Roshi. Bjerini, shkatërrojeni dhe ato filma…, me që ra fjala më ka ndodhur një herë në udhëtim e sipër në Shqipëri në një lokal po transmetohej një film shqiptar. Tek po dilja ndala, dikush më tha, hë të pëlqejnë filmat e Enverit. I thashë nuk po shoh filmin, por Sandër Prosin. Po kujt ia thosha… Kështu që vazhdoni e prishni, shembni, filloni me hekurudhat, hidrocentralet, kërkoni ndonjë objekt që u ka shpëtuar sysh. Kaloni andej nga Berati pastaj, nga Gjirokastra, Korça, Shkodra. Hidhuni nga Tetova, Prishtina, Tuzi… se në Janinë ju presin këmbët. Shpalluni sa më shumë revolucionarë, turq, grekë, sllavë se është mallkim me qenë shqiptar.
Kleptokratët dhe oligarkët ramianë duan të ndërtojnë aty keo...
Bëj pjesë tek ata që besojnë që Teatrin e shembi klasa polit...
Opozita ka paralajmëruar nesër një protestë, një protestë pa...
Talebani Edi Rama, rrugë të mbarë në sundimin tuaj, tashmë k...
Në orën 4.30 të mëngjesit ndërsa fadroma e parë iu afrua ish...
Nga Valbona Mezini Ai nuk e ka një strategji për forcimin e ...
Krimi i ndodhur në ditën e fundit të gjendjes së jashtëzakon...
Me dt 16-të maj të vitit 1999-të ranë në fushën e nderit dy ...
Këto ditë kam pyetur veten se përse nëpër postblloqe ka plot...
Pas Pandemisë do hapen të gjitha baret dhe restorantet Besoj...
Nga Rigels SelimanPrej vitit 2013, kohë kur ish-kryeministri...
Nga Tanush ÇaushiKohët e fundit janë janë theksuar dhe kanë ...
1. Mbrëmë zagushia stinore e parakohshme më godiste të tërin...
Kur dëgjova sot Elisën e Kuvendit të Idiotësirave, që i cilë...
Edi Rama i është kthyer sërish një argumenti që e përdorte r...
Askush nuk mundet të parashikojë sot sesi do të shkojnë zgje...
Që ta etiketosh “Pinok” një administrator mashtrues, grabitë...
Kryeministri Rama deklaroi sot se ne Shqiperi nuk ka oligark...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...