web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Masakër mjedisore pranë Gjirit të Lalzit”/ Erla Mëhilli publikon videot: Unë nuk do të hesht!

12 Maj 2020, 11:23, Politikë CNA

Zëdhënësja e ish kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli ka denoncuar ditën e sotme një masakër mjedisore pranë Gjirit të Lalzit, konkretisht në resortin Lura.

Në postimin e saj në Facebook,  Mëhilli shpjegon se si devijimi i rrjedhave të kanalizimeve për të zgjeruar fashën e ndërtimeve, po rrezikon pastërtinë e detit, si dhe do të sjellë pasoja në shëndetin e komunitetit.

Mëhilli thekson se dy javë më parë ka denoncuar edhe devijimin e rrjedhes se Tarinit, i cili është zhvendosur 300 metra me në veri dhe tani derdhet mbi 120 metra në brendesi të fshatit.

?U be dite qe postoj mbi ate çka ndodh ne fshatin turistik Kompleksi Lura, ne Gjirin e Lalzit, nje krim i vertete mjedisor. Fatkeqesisht mediat bene lajm vetem faturat per cadrat qe kushtojne 150 euro, edhe ate e kishin lexuar pergjysem. Po pak rendesi ka sepse cadrat me pagese jane shqetesimi i fundit ose problemi me i vogel i asaj qe ka ndodhur dhe po ndodh aty. Sigurisht jam e bindur qe askush nuk do publikoje asgje mbi kete. Nuk e kuptoj pse tere ata njerez publike aty nuk e ngrejne publikisht kete shqetesim, ose te pakten kam pare gje deri tani. Kuptoj qe nuk kane si te flasin as mediat qe benin reklame se sa mire kishte ndertuar pronari resortit shtepite aty, aq sa nuk i kishte gjetur gje nga termeti i 26 nentorit.

E kam denoncuar gati dy jave me pare devijimin e rrjedhes se Tarinit, i cili eshte zhvendosur 300 metra me ne veri dhe tani derdhet mbi 120 metra ne brendesi te fshatit (shih videon). Tarini sjell me vete ujrat e ndotura te fshatrave Armathe dhe Rrotull, si edhe mbetjet e nje ndermarrje (pularie me duket) qe eshte ndertuar ne Rrotull. Fekalet e tyre i kemi mu ne Lura 1, me pak se 100 m nga ku lahen femijet dhe ne!!!

E kam thene qe ky lum apo kanal nuk erdhi vete, por nga nderhyrjet e gabuara te babezise se ndertuesve per te zgjeruar fshatrat turistike nga Lura 1 ne Lura 2/3 dhe tani 4 dhe 5 (nje zot e di kur do mbarojne). Pervec kesaj, fshati turistik ngjitur Vala Mar Residences po nderton nje argjinature, per barkat thone. Ndertimi i nje pontili me materiale te pakalueshme (gure dhe dhera) eshte veper penale dhe krim ndaj mjedisit.

Mua me dhimbset investimi i prinderve te mi aty si dhe jeta dhe shendeti im dhe familjes time. Nese askush nuk flet dhe nuk nderhyn, fekalet nga rera do i kemi brenda shtepive. Une per vete nuk do hesht!?, shkruan Mëhilli./ CNA.al





Lajmet e fundit nga