web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhuna ndaj protestuesve/ Lefter Maliqi: Revolucioni demokratik më pranë se kurrë

10 Maj 2020, 07:17, Politikë CNA

Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar pak minuta më parë për dhunën e ushtruar nga policia në protestën që u zhvillua ditën e djeshme në sheshin Skënderbej.

Në një postim në rrjetet sociale, Maliqi thotë se sjellja e qeverisë tregon shenja të pastra të diktatrës. Ai paralajmëron se durimi ka kufi dhe se revolucioni demokratik është më pranë se kurrë.

Ëndrra per diktator, sulltan, etja për pushtet, zullumi, babëzia, deliri po e çon drejt fundit të pashmangshëm kalorësin e Rilindjes.Veprimeve çnjerëzore, poshtëruese, antiligjore, antikushtetuese ndaj nënave, grave, protestuesve paqësor me dhunë policore dje apo përdorim force e gazi lotsjellës muaj më parë ndaj tyre dhe në pronat e tyre po u vjen fundi. Vendi pa Gjykatë Kushtetuese pa Gjykatë të Lartë, me pushtet lokal monist, institucione të kapura, parlament të kapur, drejtësi të kapur dhe të kalbur, është shenjë e pastër e diktaturës. Varfërimit, çpopullimit, pasigurisë, dhunimit të lirive dhe drejtave të njeriut, panikut, terrorit, çpopullimit po i vjen fundi. Revolucioni demokratik më pranë se kurrë. Durimi ka kufi, kupa po derdhet. Ditë të bardha na presin, zoti i bekoftë Shqiptarët”, shkruan deputeti në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga