web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Mitro Çela/ Bato me dy celularë?!

7 Maj 2020, 20:49, Sociale CNA

-7 maj 2020-

Pasi u bëra dredha policëve,nisa të shetis, prapa liqenit. Në një stol ishte ulur Baftjari. (Bato). Shokë shkolle.

-Si të kam Bato djali!

-Si lumi të më marri!

-Pse?!

-Më la gruaja!

-Të rroni e ta kujtoni!

-Gruaja kishte një huq. Gërrhiste. Sa vinte kokën në jastëk. Unë hidhja shkelma. E tundja. I fishkëlleja. Kaluan muaj. U mësova. Pa gërrhitjen e gruas nuk më zinte gjumi… Mu bë zakon… -Tani nuk e kam gruan…Pa gjumë. Më mungon gërrhima. Njeriu qënka enigmë?!

-Të të gjëj një shoqe, siç llafos rinia?

-Po kandar më gjën dot? Apo si ajo kënga e djemve nga Elbasani: -Sonte kemi dasëm/ gaz edhe hare/ do martojmë babën/ Do bëjmë seks/ edhe ne?!

-Pse me dy celularë në duar?

-Më dërguan djemtë nga një celular.

-Çdo mëngjes marr celularin me dorën e djathtë. E afroj tek veshi: -…Alo!…U gdhive mo Bato mavria… Marr celularin tjetër tek dora e majtë:

-Ke ndonjë koqe leku për kafe?!

-Kam. Na e shtoi pensionin Rama. Por janë mbyllur kafenetë! -Dalim inkonjito nga liqeni?!





Lajmet e fundit nga