20-vjetori i Eurorajonit Adriatiko-Jonian/ Balla: Shqipëria po ecën me ritmin më të shpejtë drejt BE
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i është përgjigjur me tone të ashpra gazetarit Baton Haxhiu, i cili, duke folur për një marrëveshjeje me Serbinë, tha se Gjykata Speciale për krimet e supozuara duhet të zhbëhet, dhe se nuk duhet bërë amnisti në të dyja vendet, Shqipëri e Kosovë, pasi sipas tij, pas 20 vitesh nuk kanë pse dënohen njerëzit.
“Tre elemente që duhet të këtë marrëveshja: E para është gjykata speciale dhe zhbërja e saj, e dyta ka të bëjë me amnistinë në të dy vendet dhe e treta është definimi i veriut”, thotë Haxhiu.
Ish-ministri Bushati shkruan se qëkur u shfaq kërcënueshëm Gjykata Speciale për krimet e supozuara, teknologët politik u vunë në lëvizje për shpjegimin e ?planeve të mëdha?, sa nëpër zyra shteti, e sa nëpër studio televizive me harta në duar.
?Me një padituri rrënqethëse a thua se po flitet për cilësinë e miellit serb të importuar në Shqipëri, apo për nevojën e transferimit në Shqipëri të eksperiencës Kosovare në homologimin e automjeteve, e jo për integritetin territorial e sovranitetin e Kosovës!?, shkruan Bushati mes të tjerash.
Sipas Bushatit, një pakicë shqipfolëse po e katandis projektin e Kosovës shtet, nga parimi i barazisë së kombeve sovrane, që nënkupton para së gjithash reciprocitetin dhe fqinjësinë e mirë e përgjegjësinë shtetërore të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë, në amnesti për krimet e kryera prej saj (krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, genocidi, tortura, skllavëria etj, sipas të drejtës ndërkombëtare, kanë fituar statusin e normës jus cogens, që është kategoria më e lartë e rregullave në hierarkinë e së drejtës ndërkombëtare.
?Asgjë nuk është e vërtetë, çdo gjë është e mundshme!
Ky është titulli i një prej librave më të lexuar të kohës sonë, shkruar nga Peter Pomerantsev, i cili shpjegon eliminimin e të vërtetës nga të ashtuquajturit ?teknologë politik? në shërbim të padronëve të tyre. Libri tregon sesi teknologët politik, në shërbim të këtyre të fundit dhe oligarkëve grabitqar të bërë njësh me to, paguhen për të krijuar një realitet të rremë.
E njejta histori po ndodh në Kosovë qysh se në horizont u shfaq kërcënueshëm Gjykata Speciale për krimet e supozuara. Të nxitur nga parimi ?fati personal i padronëve mbi fatin e popullit?, teknologët politik u vunë në lëvizje për shpjegimin e ?planeve të mëdha?, sa nëpër zyra shteti, e sa nëpër studio televizive me harta në duar. Në disa raste duke folur në emër të aleatëve strategjikë të Kosovës me injorancën që i karakterizon, e në raste të tjera me nostalgji në emër të Serbisë. Me një padituri rrënqethëse a thua se po flitet për cilësinë e miellit serb të importuar në Shqipëri, apo për nevojën e transferimit në Shqipëri të eksperiencës Kosovare në homologimin e automjeteve, e jo për integritetin territorial e sovranitetin e Kosovës!
Gjatë viteve të projektimit të realitetit të ?ri? në Kosovë janë rrëzuar qeveri, janë paguar lobistë për të nxjerrë në tryezën e bisedimeve e hapësirën mediatike tema të pluhurosura në arkivat e Serbisë, por problemet veçse janë thelluar. Ndërkohë që projekti i shtetësisë ka ngecur dhe projekti qeverisës, që mori mbështetje të gjerë popullore më 6 Tetor 2019, është minuar.
Tani po hyjmë në fazën finale ku synohet të projektohet një realitet sipas të cilit, planet e mëdha për amnesti të krimeve të Serbisë në Kosovë, zhbërja e Gjykatës Speciale dhe një copëtim territorial në veri të Kosovës duhet të kthehen në një ?marrëveshje historike?.
Një pakicë shqipfolëse po e katandis projektin e Kosovës shtet, nga parimi i barazisë së kombeve sovrane, që nënkupton para së gjithash reciprocitetin dhe fqinjësinë e mirë e përgjegjësinë shtetërore të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë, në amnesti për krimet e kryera prej saj (krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, genocidi, tortura, skllavëria etj, sipas të drejtës ndërkombëtare, kanë fituar statusin e normës jus cogens, që është kategoria më e lartë e rregullave në hierarkinë e së drejtës ndërkombëtare. Këto norma nuk parashkruhen e nuk derogohen me asnjë marrëveshje dypalëshe apo traktat ndërkombëtar. Përkundrazi normat jus cogens krijojnë detyrim erga omnes për shtetet).
Nga besimi se drejtësia ndërkombëtare duhet të zbardhë çdo akuzë për krime të supozuara në Kosovë, duke mos njollosur aspak luftën e drejtë çlirimtare të bijve të UÇK-së, me vendosjen e barazisë në krime mes Serbisë dhe Kosovës e amnestimin e tyre.
Nga një marrëveshje përfundimtare që bazohet në të drejta dhe hap perspektivën për procesin e pajtimit dhe anëtarësimin në BE të Kosovës dhe Serbisë, në një copëtim territorial që nuk gëzon as mbështjetjen e popullit e as të aleatëve strategjikë të popullit shqiptar?, shkruan Bushati në një postim në Facebook./CNA.al
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me akuzat që...
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka bërë sot thirrje për...
Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar përmes nj...
Ish-zëvendës ministri i Arsimit Taulant Muka, duke marrë shk...
Akademiku dhe profesori Artan Fuga, ka ironizuar me propozim...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i është për...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video të kara...
Ish kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë në rrjetet socia...
Opinioni publik sot ndodhet përballë disa fakteve dhe përpla...
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi këtë të hënë lajmin se Sh...
Grupi i ekspertëve të shëndetësisë për Covid 19 në PD kanë d...
Pasi vizitoi dje kanionet e Osumit, presidenti Ilir Meta, ës...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t’u urojë shqiptarëve n...
Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu i ka thurur...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një taki...
Shefja e re e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun dhe...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi sot në...
Sot ishte dita e pensionistëve të cilët shijuan diellin pran...
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ka cilësuar si konspir...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...