web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Covid-19/ 415 viktima dhe 2,357 raste të reja brenda 24 orëve në Itali

25 Prill 2020, 16:14, Kosova & Bota CNA

Buletini i fundit i publikuar nga Mbrojtja Civile shënon sërish një rënie të numrit të pacientëve aktualisht pozitivë për Coronavirus dhe viktimave në Itali.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 415 persona, 5 më pak se dje, duke e çuar në 26.384 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura nga virusi.

Ndërkaq, numri i të infektuareve në 24 orët e fundit është 2357 ndërsa dje kishte mbi 3000.

Numri i viktimave që nga nisja e pandemisë deri më sot ka rritur në 26,384 dhe numri i të infektuarve në 195,351.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 2,622 te shëruar e aktualisht numri i personave te shëruar është 63,120.

Në Itali janë kryer gjithsej 1,707,743 tampone./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga