Sloganet kundër në protestë/ Berisha: Janë vegël e opozitës së opozitës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...
Organizata ?Gazetarët pa kufij? vlerëson se dekada e ardhshme do të jetë vendimtare për të ardhmen e gazetarisë, me pandeminë e Covid-19-tës e cila vë në pah dhe përforcon shumë kriza që kërcënojnë të drejtën për informacione të raportuara lirshëm, të pavarura, të larmishme dhe të besueshme.
Këto paralajmërime u bënë në raportin e publikuar të martën mbi treguesit e lirisë së medies që vlerëson gjendjen e medieve në 180 vende të botës
Raporti thekson se dhjetë vitet e ardhshme do të jenë thelbësore për lirinë e shtypit për shkak të krizave që prekin të ardhmen e gazetarisë: kriza gjeopolitike (për shkak të agresivitetit të regjimeve autoritare); kriza teknologjike (për shkak të mungesës së garancive demokratike); kriza demokratike (për shkak të polarizimit dhe politikave shtypëse); kriza e besimit (për shkak të dyshimit dhe madje edhe urrejtjes ndaj medieve); dhe kriza ekonomike (gazetari e varfër cilësore).
Shqipëria
Shqipëria radhitet në vendin e 84-të në raportin e sivjetmë, dy vende më poshtë nga një vit më parë.
Në raport thuhet në vitin 2019, qeveria shtoi përpjekjet për të kontrolluar medien me arsyetimin e luftimit të lajmeve të rreme. Në dhjetor, shumica qeverisëse votoi në parlament një paketë “anti-shpifje” që shtrëngon rregullimin e medieve në internet.
?Duke kufizuar lirinë e shprehjes, informacionit dhe shtypit si dhe duke qenë në kundërshtim me praktikat më të mira ndërkombëtare, ligjet rrezikojnë të rrisin censurën dhe t?i bëjnë gazetarët më të brishtë përballë trysnisë së qeverisë?, thuhet në raport, duke theksuar se ?megjithëse president i vendit ka vënë veto ndaj tyre, ligjet janë përsëri në parlament?.
Nga mesi i marsit, ligjet duket se janë vënë në pritje pas kritikave nga shtatë organizata për lirinë e shtypit, përfshirë Gazetarët pa Kufij dhe vizitën e Presidentit të Parlamentit Evropian në Shqipëri.
Ligjet, thuhet në raport, do të përkeqësojnë më tej situatën e lirisë së shtypit në një vend ku qeveria rregullisht kufizon qasjen e gazetarëve në informacione zyrtare dhe kontrollon tregun televiziv përmes licencave të t
Tiranë: Liria e shprehjes dhe paketa anti-shpifje
Viti 2019, thuhet në raport, shënoi gjithashtu abuzimin e një situate të krizës për frenimin e lirisë së shtypit. Në kohën e tërmetit shkatërrues, dy gazetarë dhe një aktivist u arrestuan për përhapjen e “lajmeve të rreme” dhe “shkaktimit të panikut”, ndërsa disa media online kritike për veprimet e qeverisë u mbyllën nga organet qeveritare.
Ndërkaq me shpërthimin e krizës së koronavirusit në mars të vitit 2020, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje qytetarëve që të mbrohen, ndër të tjera, nga mediet. Sulmet fizike dhe rastet e shpifjeve të ngritura gjithnjë e më shumë nga zyrtarët kundër gazetarëve vazhdojnë të nxisin klimën e pasigurisë dhe frikësimit.
Kjo, thuhet në raport, në kombinim me gjuhën denigruese të politikanëve – i shndërron gazetarët ne shënjestra të mundshme sulmesh. Ndërkohë, autoritetet e vendit që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, nuk arrijnë të zgjidhin dhe sanksionojnë raste të ndryshme të sulmeve fizike dhe kërcënimeve serioze kundër gazetarëve, theksohet në raport.
Kosova
Kosova radhitet në vendin e 70-të, në treguesin e vitit 2020 për lirinë e shtypit në botë. Ajo qëndron pesë vende më lart sesa vitin e kaluar, duke lënë prapa Shqipërinë që radhitet në vendin e 84-të, Maqedoninë e Veriut në vendin 92-të, Serbinë në vendin e 93të dhe Malin e Zi që është në vendin 105.
Megjithatë, sipas të dhënave të këtij raporti media në Kosovë mbetet e ndarë në vija etnike. ?Qasja në informacion shpesh është e kufizuar në një grup etnik ose politik, shumica e medieve raportojnë kryesisht për çështje që kanë të bëjnë me kombësinë e tyre?, thuhet në raport.
Por, disa nga shqetësimet e përbashkëta sipas raportit janë sulmet fizike dhe verbale ndaj gazetarëve, sulmet në internet ndaj medieve si dhe mungesa e transparencës së pronësisë së medieve.
Kufizimet ndaj medias, korrupsioni, sulmet ndaj pakicave problemet kryesore në Kosovë
?Shumë media në Kosovë nuk janë financiarisht të qëndrueshme, gjë që i bën të brishta ndaj ndikimit politik dhe shpesh çon në vetë-censurim. Shumë media të pakicave janë në prag të zhdukjes, duke mbijetuar kryesisht nga donacionet e huaja?, thuhet më tutje në raport.
Reporterët pa kufij tërheqin vëmendjen te fati i panjohur i gazetarëve, përfshirë ata që u zhdukën ose u rrëmbyen gjatë vitit 1999 në Kosovë.
Sipas raporti Norvegjia është në vendin e parë me shkallën e lirisë së medies e pasuar nga Finlanda dhe Danimarka.
E fundit në listë është Koreja e Veriut./ VOA
Burgu i Drenovës ka pësuar lëvizjë sa i përket drejtuesve te...
Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të ...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku n...
Ka mbërritur në Rinas avioni i dytë nga Italia me shqiptarë ...
Kanë arritur në Itali grupi i dytë i infermierëve shqiptarë ...
Shqipëria ka vendosur të tërhiqet përkohësisht nga neni 8 dh...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë Yuri Kim ka vl...
Ambasada amerikane në Tiranë ka dalë me një njoftim të rëndë...
Ditën e sotme ka startuar televizioni më i ri në tregun medi...
Pandemia e koronavirusit ka pezulluar ndeshjet sportive dhe ...
Akademiku i njohur Artan Fuga është shprehur kritik ndaj dek...
CNA.al ka publikuar një dosje të plotë investigimi për konce...
Agjencia e Lajmeve CNA.al (City News Albania) ka menduar për...
Banda e qytetit të Tiranës ka dalë sot në rrugë dhe ka dhuru...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se këtë të...
Aktori i njohur shqiptar Bruno Shllaku është shtruar në spit...
Eksperti i Ekonomisë, Hekuran Vladi, është ndarë sot në mëny...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Krahës të T...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar kalen...
Për shkak të situatës së krijuar nga Covis-19, OSHEE, vendos...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...