web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ahmetaj e thotë hapur/ "Ekonomia shqiptare ka pësuar një goditje të rëndë"

14 Prill 2020, 15:51, Ekonomi CNA

Ministri Arben Ahmetaj, i ngarkuar për situatën ekonomike nga Covid-19, deklaroi paditen e sotme se ekonomia e shtetit tonë ka pësuar një goditje të fortë.

Ahmetaj tha se ka edhe një shkëndijë pozitive, pasi pretendon se kursi i këmbimit është stabilizuar.

?Si të gjitha ekonomitë globale dhe ajo shqiptare ka pësuar një goditje të rëndë nga pandemia e COVID-19. Të gjitha parashikimet kanë ndryshuar, nuk ka parashikime me nivel pozitiv, të gjitha janë në nivel drastik rënie nga 5% në 20%. Edhe ne parashikimet për shkak të COVID i kemi negative, ekonomia jonë ka marrë një goditje të rëndë. Të ardhurat në mars kanë rënë gati 100 mln dollar, rënia vazhdon edhe në prill që e parashikojmë mes 150 deri 170 milionë dollarë. Me 2 fjalë po kalon një periudhë të vështirë që reflektohet në të gjitha elementet e vetë. Por dua të jap një shkëndije pozitive, në gjithë këtë goditje kursi i këmbimit është stabilizuar, niveli i këmbimit euro me lekë është 127, pra furnizimi me euro vazhdon normalisht, operatorët e kanë më të sigurt planifikimin e importit çka reflekton një largim të panikut të momentit?, deklaroi ai në një lidhje me News 24./ CNA.al





Lajmet e fundit nga