web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mashtroi qytetarët duke u hequr si polic/ E pëson keq 43-vjeçari

10 Prill 2020, 07:57, Kronika CNA

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka mashtruar qytetarët dhe iu ka bërë presion, duke përfituar nga situata e koronavirusit.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi I. H., 43 vjeç, banues në fshatin Mbrakull, Poliçan.

Sipas uniformave blu, shtetasi i mësipërm prezantohej si shef policie dhe u bënte presion qytetarëve për t?i marrë para dhe sende, duke shfrytëzuar edhe situatën e krijuar nga virusi Covid-19.

Policia bën të ditur se duke u prezantuar si punonjës policie dhe me anë të presionit i ka marre një shumë parash shtetasit R. K., banues në Lapardha, me pretendimin se po e falte që kishte thyer karantinën.

Gjithashtu, po me anë të mashtrimit dhe presionit, i ka marrë shtetasit P. B., një aparat telefon, për ta falur që kishte thyer karantinën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale” Vjedhja ne anë të mashtrimit” dhe “Përvetësim i titullit dhe detyrës shtetërore”./ CNA.al





Lajmet e fundit nga