web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zjarri në Malin e Krujës/ Ndërhyhet me helikopter për të shuar flakët

8 Prill 2020, 17:31, Kronika CNA

Një sipërfaqe pyjore në malin e Krujës është përfshirë nga flakët mesditën e djeshme.

Zjarri ka rënë në afërsi të fshatit Rranxë dhe paraprakisht dyshohet se është i qëllimshëm për të hapur kullota.

Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja nga toka e zjarrëfikësve ka qene e pamundur.

E ndërsa flakët vijojnë të jenë aktive prej 24 orësh, pasditen e sotme duket se ka ardhur dhe ndërhyrja nga ajri.

Një helikopter i Forcave të Armatosura, po punon tashmë për izolimin e flakëve.





Lajmet e fundit nga