Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
CDU dhe CSU kanë shënuar rritje masive në sondazhe, qeverisë po i jepet besimi maksimal. Një shenjë, se në kohë krize demokracia në Gjermani funksionon mirë, komenton Jens Thurau.
Kur gjendja bëhet serioze, populli mblidhet rreth qeverisë së tij. Gati gjithmonë është kështu, si në demokraci ashtu edhe tek qeveritë autoritare. Parë nga kjo nuk është ndonjë mrekulli, që qeveria gjermane në sondazhin e ARD-së për trendet në Gjermani ka fituar mjaft pikë. Por përmasat e kësaj mbështetjeje janë të habitshme.
Vetëm pak javë më parë, kur pakkush e dinte, se ç’ishte ky virus Corona, gjendja në Gjermani mund të përshkruhej kështu: Qeveria e CDU/CSU-së me SPD-në dukej se kishte arritur limitin e fuqive të saj, pakënaqësia e njerëzve ishte e pamohueshme, në zgjedhjet në Hamburg, CDU-ja pësoi humbje të ndjeshme. Qendra liberal-konservatore sinjalizonte gjithnjë e më shumë mbështetje për Të Gjelbrit, krahu i djathtë për populistët e AfD-së. Po tani?
Gjermania funksionon mirë në krizë
Demoskopët masin në këto javë një mbështetje kaq të madhe në popullsi për qeverinë si për asnjë koalicion tjetër që prej 23 vitesh. Angela Merkel, që në fillim të vitit, gati nuk dukej gjëkundi publikisht, shënon tani mbështetjen më të lartë mes gjermanëve në këtë legjislaturë.
Si e thamë: Në krizë njerëzit, sidomos gjermanët, nuk i ndryshojnë drejtuesit. Por në rastin e qeverisë gjermane në fillim të prillit 2020 shtohen edhe dy faktorë të tjerë: Imazhi i përmbajtur i vetë qeveritarëve dhe një efekt habie, narrativa e së cilës mund të rrëfehet kështu: Ky vend, ku shumë njerëz tundin kokën me mosbesim, që nuk po ia del të ndërtojë një aeroport në Berlin, ku shkollat janë në një gjendje të papranueshme, ku rrugët kanë nevojë për rikonstruktim – ky vend funksionon në krizë shumë mirë, sidomos po ta krahasosh në shkallë ndërkombëtare. E kjo i shkon në favor qeverisë.
Ne përjetojmë një kancelare, e cila dëgjon ekspertët e Institutit Robert Koch dhe respekton rekomandimet e tyre. Një kancelare, për të cilën prej vitesh thuhej, se fjalimet publike nuk janë specialiteti i saj, pikërisht ajo u flet qytetarëve në një fjalim televiziv me fakte, ndjeshmëri, e afërsi. Sigurisht që herë pas here ka grindje me kryeministrat e landeve për detaje, por papritur edhe federalizmi i shumëkritikuar po shihet si bekim, sepse reagohet sipas rajoneve në mënyrë specifike ndaj pandemisë.
Vendi e kupton, se ka shumë kryetarë këshillash bashkiakë, punonjës të zyrave të shëndetësisë apo kryetarë bashkie që janë të përgjegjshëm. E ndoshta turpërohen, se vetëm para disa javësh këta kërcënoheshin fizikisht nga të çmendur e të irrituar që njohin vetëm britmën si gjuhë.
Expertë shembullorë
Po kaq e rëndësishme: Gjermaninë e qetëson një grup ekspertësh shembullorë, si virologët e Institutit Robert Koch, që nuk thonë, se i dinë të gjitha mbi këtë virus. Që dukshëm përpiqen për të ruajtur qetësinë dhe vështrimin e përgjithshëm. Që flasin një gjuhë të qartë.
Mjafton një vështrim nga Britania e Madhe apo SHBA për të kuptuar, se kjo nuk është e vetëkuptueshme. Mund të thuhet, se është vlerësim për vendin dhe gjendjen e përgjithshme, që në sondazhe shumë vetë janë të shqetësuar për ekonominë në Gjermani, por personalisht vetëm një e treta kanë frikë për të ardhmen e tyre. Kush jeton në një vend, që pas 14 vitesh stanjacion ende i jep këtë siguri, ai nuk i ka punët keq.
Jens Thurau
Në fillim të epidemisë
Sigurisht: Ka shumë gjëra që duhen përmirësuar në sistemin shëndetësor. Tani po duken efektet negative të kursimeve, që spitalet i kanë kthyer më shumë në sipërmarrje ekonomike. Dhe Gjermania, këtë e thonë aktorë të ndryshëm, ndodhet në fillim të një epidemisë. Por shanset janë të mira, që përgjegjësit në politikë dhe popullsia ta përballojnë një rritje të mundshme dramatike të infeksioneve. Se si do të jetë Gjermania pasi të marrë fund kjo ëndërr e keqe, këtë nuk mund ta thotë kush me saktësi. Por për momentin, njerëzit i mbështesin masat drakoniane të kufizimit, sepse iu shpjegua qartë, se pse janë të nevojshme.
Në Brazil qytetarët ngrenë alarmin përditë duke përplasur tiganët kundër presidentit të tyre të papërgjegjshëm. Në Gjermani njerëzit nderojnë me duartrokitje mjekët, infermierët, policët, punonjësit e supermarketeve. Të shpresojmë që vendi ta marrë këtë si shkas për t’u dhuruar më shumë respekt këtyre profesioneve. Dhe për t’i paguar më mirë./DW
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka deklaruar se në javët e a...
Vijon të rritet numri i personave të infektuar nga koronavir...
Kërkesa për miell është rritur kaq shumë së fundmi në Gjerma...
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë epiqendra e pandemisë ...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK...
Janë konfirmuar 27 raste të reja me Covid-19 në Malin e Zi.N...
E fejuara shtatzënë e kryeministrit britanik, Boris Johnson ...
Një burrë 63-vjeçar është qëlluar për vdekje nga policia në ...
Ka shkuar në 68 numri i viktimave në shtetin fqinj, Greqi si...
Kurba e vdekshmërisë në Itali nga Covid-19, ka pësuar një rë...
Është rritur frikshëm numri i viktimave në Mbretërinë e Bash...
Ka shkuar në 483 numri i të prekurve me Covid-19 në Maqedoni...
Ndërsa pothuajse gjithë bota po përballet me betejën e vësht...
Sipas një raporti të shërbimeve sekrete të SHBA-së përgatitu...
Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Itali....
Në Shtetet e Bashkuara, numri i të konfirmuarve me koronavir...
Italia vijon “luftën e egër” ndaj koronavirusit i cili ka ma...
Kryeministri britanik, Boris Johnson do të vijojë të qëndroj...
Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka përfunduar peridhën...
Lideri i ‘Lega Nord’ në Itali, Matteo Salvini ka publikuar n...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...