A e ke bërë testin e koronavirusit?/ Ja si përgjigjet Rama
Kryeministri Edi Rama, në një lidhje me emisionin “Provokaci...
Shefja e Epidemiologjisë dhe Kontrollit të sëmundjeve Infektive në Institutit e Shëndetit Publik, Silva Bino, thotë se hetimi dhe gjurmimi epidemiologjik për rastet e dyshuara me koronavirus në Shqipëri ka nisur qysh në janar me personat e ardhur nga Kina.
Bino vlerëson punën e epidemiologëve në terren në gjurmimin e rasteve që sipas saj është themeli i kontrollit të sëmundjeve infektive.
Ajo bën një apel për të gjithë ata që studiojnë sëmundjet infektive të vijnë e të punojnë ne terren “pasi këtu vlerësohen dijet e mësuara dhe aplikohet epidemiologjia e vërtetë”.
?Shumë njerëz flasin për testim pa e ditur se ai lidhet me hetimin dhe gjurmimin epidemiologjik pa e kryer kurrë atë dhe pa i ditur sfidat që ai paraqet. Gjurmimi epidemiologjik është themeli i çdo kontrolli të sëmundjeve infektive. Eshtë gjë e thjeshtë me fjalë e në letër por jo aq e lehtë ta kryesh ashtu si duhet në terren. Shumica flasin pa e ditur çfarë është dhe si kryhet ai sidomos në vende si tonat. Për fat të mirë Shqipëria ka një eksperiencë në këtë fushë dhe ka akoma epidemiologë të terrenit të cilët kohët e fundit janë pajisur edhe me aftësi të mira analitike dhe e marrin seriozisht këtë punë. Shumë shpërthime lokale të COVID-19 janë zbuluar dhe frenuar falë kësaj pune të epidemiologëve tanë të terrenit. Nuk kemi pasur kohe t’i paraqesim e përshkruajmë por do të bëhet dhe kjo jo vetëm në mediat tona por në artikuj dhe prezantime edhe ndërkombëtare.
1. Qysh në janar dhe fillim të shkurtit në Shqipëri janë gjurmuar rastet dhe kontaktet e tyre për personat që ktheheshin nga Kina apo kishin lidhje me vendet e prekura atje.
2.Qysh në fillimet e epidemisë në Itali janë gjurmuar raste të dyshuara për persona që ktheheshin nga Italia dhe kontaktet e tyre. Edhe në rastet e testimit negativ karantina nuk është ndërprerë.
3. Më pas u gjurmuan dhe gjurmohen dhe testohen rastet dhe kontaktet e tyre jo vetëm të ngushta por edhe të brezit të dytë e deri të brezit të tretë. Megjithë vështirësitë që hasin në terren epidemiologët tanë të terrenit po punojnë çdo ditë pa reshtur, pa u lodhur, pa u ankuar shtëpi më shtëpi e rrugë më rrugë.
4. Çdo ditë deri në 12 -2 të natës bëhet bilanci i gjurmimeve, kontrolli i izolimeve dhe karantinës dhe çfarë do të kryhet në të nesërmen në bashkëpunim me epidemiologët e ISHP.
5. Kush ka dyshime që kjo punë nuk është kryer apo nuk bëhet është i lutur të vijë këtu e të punojë bashkë me ne dhe epidemiologët e terrenit në çdo shtëpi për të kapur sa më herët rastet e dyshuara por edhe asimptomatikët i mirëpresim të gjithë pasi kritikat më të mira janë ato që bëhen në terren dhe jo ex katedra nga shtëpia apo televizori.
6. Sëmundja ka shumë të panjohura akoma por vetëm duke analizuar të dhënat tona dhe mësuar prej tyre dhe duke mësuar nga vende me eksperienca shumë të mira do të mundemi të veprojmë si duhet edhe në të ardhmen.
Çdo ditë analizojmë, korrigjojmë, përmirësojmë me durim përpara çdo vështirësie.
7. Për ata që studiojnë sëmundjet infektive është një shans të vijnë e të punojnë ne terren pasi këtu vlerësohen dijet e mësuara dhe aplikohet epidemiologjia e vërtetë. Një falënderim për të gjithë ju që punoni e drejtoni çdo ditë punën në terren Abikela, Rexhep, Linda, Moza, Nila,Mite, Marjeta, Merita, Goni, Adela, Sander, Moza, Shpëtim, Dhurata, Eris, Ervin, Denisa, Qazim, David, Arenc, Milto, Artan, Erleta, Jeta, Dashuri,Fatjon, Muharem, Irena, Enkela, Tetem, Luiza, Alma, Gledjon, Berti, Afrim, Urim dhe Zylfi e të gjithë skuadrave tuaja?, shkruan Bino nw njw postim nw rrjetet sociale./CNA.al
Kryeministri Edi Rama, në një lidhje me emisionin “Provokaci...
Kryetari i Partisë Demokratikë Lulzim Basha e quan akt heroi...
Presidenti Ilir Meta i ka dhënë leksion mbrëmjen e sotme qev...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka treguar se m...
Ministri i ngarkuar me përgjegjësitë për koronavirusin, Arbe...
Kryeministri Edi Rama, u shpreh se gjatë këtyre ditëve ka ma...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i kërkon qeveris...
Presidenti Ilir Meta ka folur lidhur me riatdhesimin e shqip...
Kryeministri Edi Rama shpreh se muaj prill do të jetë vendim...
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Shqipë...
Dhjetëra shqiptarë kanë mbetur të bllokuar mes dy doganave, ...
Ecuria e reformës në drejtësi ka qënë një nga arsyet që Kësh...
Kryeministri Edi Rama, në një lidhje me emisionin “Provokaci...
Presidenca është veshur ditën e sotme me ngjyrat e flamurit ...
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca ësh...
Kryeministri Edi Rama në një lidhje me emisionin “Provokacia...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka ngrit...
Kryeministri Edi Rama ka theksuar edhe njëherë se dritat dhe...
Kryeministri Edi Rama ka telefonuar sërish mbrëmjen e sotme ...
Partia Demokratike do të denoncojë ministren e Mbrojtjes Olt...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...