Koronavirusi i merr jetën dy të moshuarve/ Shkon në 15 numri i viktimave
Dy pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë pasditen e sotme si ...
Policia në Durrës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta. Uniformat blu bëjnë të ditur se në kuadër të operacionit “HIGH QUALITY”, është sekuestruar rreth 0.5 kg lëndë narkotike, e llojit heroinë dhe kokainë, si dhe një sasi e konsiderueshme parash, e përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Bën të ditur se janë vënë në pranga 3 shtetas (organizatori, shpërndarësi dhe bashkëpunëtorja e shpërndarësit të lëndës narkotike).
?Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, finalizuan operacionin policor të koduar “HIGH QUALITY?, të ndjekur me metoda proaktive.
Në kuadër të këtij operacioni u godit një grup që merrej me organizimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike të forta, heroinë e kokainë.
Si rezultat u vunë në pranga shtetasit: E. Ç., 28 vjeç, banues në lagjen nr. 6 Durrës, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve (organizatori i kësaj veprimtarie kriminale dhe poseduesi i lëndës narkotike).
F. K., 20 vjeç, shpërndarësi i lëndës narkotike, si dhe M. M., 20 vjeçe, banues në lagjen nr. 18, Durrës, bashkëpunëtore e shpërndarësit të lëndës narkotike.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve.
Shtetasi E. Ç. siguronte lëndën narkotike të cilësisë së lartë, heroinë e kokainë dhe për ta shpërndarë përdorte shtetasin F. K., i cili ndihmohej nga shtetasja M. M.
Lëndën narkotike, shtetasi F. K. e shiste në qytetin e Durrësit, me doza që varionin nga 40 deri në 100 euro një dozë.
Gjatë operacionit shtetasi F. K. u kap me 11 doza heroinë dhe 5 doza kokainë, të cilët i kishte gati për shitje.
Nga kontrolli fizik dhe kontrolli i banesave të këtyre shtetasve u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale, i sendeve të mëposhtme:
244 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë dhe 11 doza;
239 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë dhe 5 doza;
2 peshore elektronike;
Një shumë e konsiderueshme parash (rreth 5 milion lekë të vjetra), e përfituar nga shitja e lëndës narkotike, si dhe një biçikletë që përdorte shtetasi F. K., për të shpërndarë lëndën narkotike.
Materialet do t?i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.?-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al
Dy pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë pasditen e sotme si ...
Policia ka dhuruar gjak për fëmijët talasemikë gjatë ditës s...
Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë territorin, ...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë gjatë ditës së sotme ...
Dy banesa janë shkrumbuar nga zjarri në orët e para të mengj...
Gjykata ka liruar nga qelia Bajram Hajrin, babain e Altin Ha...
Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë territorin, ...
Policia e Kavajës ka arrestuar dy persona të shpallur në kër...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në K...
Një lokl është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në qyte...
Në zbatim të masave kufizuese të shpallura për parandalimin ...
Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një ...
Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut i kërkojn...
Policia e Shtetit bën të ditur se vijojnë kontrollet në të g...
Një pacient 66-vjeçar nga Fieri, i konfirmuar me COVID-19 pë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin ...
Numri i të infektuarve me koronavirus në Korçë duket se po v...
Policia e Shtetit bën të ditur se vijojnë kontrollet në të g...
Gjykata e Apelit ka shtyrë per ne 9 prill seancën gjyqësore ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...