web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama publikon kurbën e shifrave të koronavirusit/ Të gjithë bashkë do ia dalim

31 Mars 2020, 12:52, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar sot kurbën me përditësimet e fundit të shifrave të koronavirusit në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se kurba e shifrave është tregues që masat e marra janë të drejta.

Referuar shifrave të këtij grafiku, Shqipëria renditet ndër të fundit në rajon sa i përket numrit të infektuarave dhe viktimave.

Kreu i qeverisë thekson se nuk duhet hequr dorë nga kjo rezistencë.

“Kurba e përditësuar sot, me ndihmën e Zotit dhe rezistencën e madhe të të gjithëve ju, ne do t’ia dalim po nuk lëshuam asnjë centimetër vijën tonë të hekurt të mbrojtjes”, shkruan Rama.





Lajmet e fundit nga