20-vjetori i Eurorajonit Adriatiko-Jonian/ Balla: Shqipëria po ecën me ritmin më të shpejtë drejt BE
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Eksperti i ekonomisë, Dritan Shano komenton situatën e vështirë që po kalon vendi për shkak të koronavirusit.
Në një postim në rrjetet sociale, Shano thekson se sistemi ynë shëndetësor nuk e përballon fluksin, por ajo që është goditur më tepër është ekonomia. Sipas Shanos, ekonomia është gati duke dhënë shpirt.
?A është bërë deti kos ?!
Distanca sociale dhe higjiena personale për të ulur mundësinë e përhapjes së virusit mjafton. Çdo shqiptar e do jetën për shkak të instiktit dhe jo se i thotë qeveria. Nëse qeveria dëshiron të përvetësojë si fuqi të sajat instiktet e njerëzve, atëhere kemi të bëjmë me patologji mjekësore.
Izolimi variant kinez nuk po funksionon. Mjaft të shohim numrat e të infektuarve që raportohen nga vende demokratike, jo kineze. Besoj se shumica e njerëzve në botë janë mësuar të shkojnë në spital për t’u shëruar, ndërsa tani atyre po u thuhet mos u bëfshi për spital. Në Shqipëri më shumë se kudo tjetër.
Në Shqipëri, e dimë të gjithë që sistemi mjekësor nuk përballon dot asnjë lloj fluksi; as për rrufë dhe grip të zakonshëm, as për grip të jashtëzakonshëm – si ky virus i pompuar nga media e gjithë botës. Nuk është gjë e re. Por mbetet një gjë e tmerrshme. Prioritetet e kësaj qeverie nuk kanë qenë fuqizimi i sistemit shëndetësor, por i parazitëve në kurriz të tij. Po të ishtë kundërta, nuk do largoheshin mjekët nga Shqipëria.?-shkruan SHano.
Po ashtu, Shano i jep një leksion të mirë edhe Ramës, ndërsa thekson se nuk ka nevojë për fasha orare apo aplikacione, pasi sipas tij dyqanet, sherbimet, bizneset të rrijnë hapur sa me shumë në mënyrë që të evitohen përqëndrimet dhe ekonomia të fillojë të marrë frymë.
?Nuk ka nevojë për kufizime të lirisë së njerëzve, për fasha orare, për leje për të dalë me aplikacione që nuk punojnë për shqiptarët – masa të cilat më shumë prodhojnë mundësi të përhapjes së çdo virusi se sa jo. Dyqanet, sherbimet, bizneset të rrijnë hapur sa me shumë në mënyrë që të evitohen përqëndrimet dhe ekonomia të fillojë të marrë frymë.
Litari në fyt të ekonomisë, e cila u godit nga tërmeti në Nëntor dhe tani nga masat e qeverisë është tendosur fort; ekonomia e brishtë ka dy javë e varur duke tundur këmbët, ndërsa po i del shpirti, dhe tensionet sociale midis punëdhënesve dhe punëmarrësve po rriten çdo orë dhe janë gati shpërthejnë.?-shkruan ndër të tjera Shano.
Dritan Shano thekson më tej se është koha që qeveria të japë llogari me qetësi, respekt dhe përulësi se çfarë ka bërë këto kohë:
– Nga paketa e ndihmës së premtuar nga qeveria, sa para kanë kaluar përmes sistemit të thesarit si pagesë për grupet e mbështetura?
– Sa para kanë shkuar për të mbështetur personat me ndihmë ekonomike? Sa ka përfituar secili prej tyre? Sa njerëz me ndihmë ekonomike kanë përfituar. Me numra, me vendndodhje.
– Sa pensionistë kanë përfituar mbështetje nga qeveria? Me numra, me vendndodhje.
– Sa para kanë shkuar për të mbështetur biznesin e vogël? Sa biznese kanë përfituar? Me numra …
– Sa para kanë shkuar për të mbështetur biznesin e mesëm e të madh? Me numra …
– Sa para kanë shkuar për të mbështetur të punësuarit e mbetur papunë nga masat bllokuese të qeverisë? Sa syresh kanë përfituar? Me numra ….
– Sa të papunë kanë përfituar nga mbështetja e qeverisë? Me numra …
– Sa mbështetje kanë marrë familjet e pastreha prej tërmetit?
I gjithë ky informacion, sipas ekspertit të ekonomisë, duhet të jetë i verifikueshëm nga palë të treta, të interesuara, të pavarura e të besueshme, në përputhje me shkronjën e ligjit.
?Nëse kalimi i parave nga buxheti i shtetit tek njerëzit, tek bizneset që e mbushin atë, që paguajnë për të, në këtë moment kaq të vështirë konsiderohet me cinizëm dhe përqeshje si “det që është bërë kos” atëhere shqiptarët nuk janë duke u qeverisur, po duke u torturuar.
Nuk mund të ekzistojë që shqiptarët mos kenë likuiditet dhe shteti të ketë dhe mos ta përdorë për ta kur ata janë në vështirësi, ose ta përdorë vetëm për disa. Kjo do ishte që “deti u bë kos”. Se ndërsa shumicës së shqiptarëve po u thuhet se jemi në “luftë” dhe se duhet të “mendojmë e të jetojmë si në rrethim”, ca janë duke ngrënë kos me garuzhde.?-përfundon postimin e tij Dritan Shano./ CNA.al
Janë rreth 99 mijë subjekte në vend, të cilat janë të regjis...
Zhvillimet e reja që vijnë çdo ditë prej pandemisë, kanë bër...
Monedha e përbashkët e ka nisur javën me një tjetër mbiçmim ...
Opozita thekson se Qeveria nuk do të paguajë asnjë qindarkë ...
Në këtë kohë kur vendi po përballet me përhapjen e koronavir...
Kreu i Shoqatës Shqiptare te Turizmit ATA, Zak Topuzi ka kom...
Ministrja e Financave, Anila Denaj deklaron se masat financi...
Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rritje të fortë g...
Është publikuar në Fletoren Zyrtare Akti Normativ për shtyrj...
Bujar H., që ka një subjekt agjencie turistike iu drejtua Qe...
Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahemtaj ka publiku...
Euro ka shënuar një tjetër rritje të fortë sot në tregun ven...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur ...
Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka kërkon që qeveria të...
Eurokomisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi ka bërë me dije...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka dalë sot n...
Banka e Shqipërisë do të zhvillojë sot (e mërkurë) mbledhjen...
Në kuadër të përballimit dhe kapërcimit me sukses të situatë...
“Shifra është e konsiderueshme, do të mbartet për një periud...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se sot ekonomia ka n...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...