web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Shpresojmë të mos shtyjmë provimet e matures”/ Shahini sqaron kur do të mbyllet viti shkollor

27 Mars 2020, 16:27, Sociale CNA

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini thotë se ky vit shkollor do të mbyllet në të fund të viti akademik.

Ajo shton se shpreson shumë që për shkak të koronavirusit të mos jenë të detyruar të shtyjnë datat e provimit të maturës.

?Që të mos kemi dilema, viti shkollor mbyllet në fund të vitit akademik, në fund të semestrit të tretë, dhe shpresojmë vetëm që nuk do të jemi të detyruar të shtyjmë datat e përfundimit të vitit shkollor, të shtyjmë datat e maturës?, sqaron ministrja.

Ministrja Shahini i është përgjigjur edhe pyetjes së ngritur nga disa prindër të nxënësve ?A nuk është më mirë të anulohet ky vit shkollor??

“Nuk kemi hasur në ndonjë model që ka anuluar vitin shkollor. Pra ngaqë i gjithë globi është pak a shumë në të njëjtën situatë, të gjitha vendet po zbatojnë të njëjtat politika që po synojnë të mbyllin këtë vit akademik përkundër ndoshta që nuk është e mundur që të mbyllet plotësisht e gjithë kurrikula, plan-programi për këtë vit, edhe ne do të vijojmë në këtë formë?, tha më tej Shahini./CNA.al





Lajmet e fundit nga