Politikë
Zgjidhja/ Si Edi Rama mund të kthejë studentët shqiptarë në shtëpitë e tyre

Dje në mbrëmje në emisionin e Eni Vasilit, pati me dhjetëra apo me qindra pyetje, nga familjarë të shqetësuar për fëmijët e tyre të cilët ndodhen me studime kryesisht në Angli, por ka edhe të tjerë në vendet e tjera të Europës, si Gjermani, Itali etj, dhe kanë ngelur të bllokuar pa ditur se ku të shkojnë.
Së pari, nuk kthehen dot në Shqipëri, sepse fluturimet janë mbyllur. Edhe nga Gjermania, por edhe nga Britania. Mos kthimi në Shqipëri iu ka lënë jo pak pasoja, pasi edhe konviktet e tyre sipas njoftimeve dhe hapave që do të ndërmerren nga qeveritë përkatëse, do të mbyllen. Është tjetër rasti kur jetojnë në shtëpi apo në banesa me qera dhe tjetër kur ata qëndrojnë nëpër konviktet e universiteteve publike apo private.
Janë me disa qindra studentë, të cilët duan të kthehen për shkak të mbylljes së këtyre konvikteve.
Kryeministri dje nuk i dha asnjë zgjidhje, por tha se jemi në një kohë lufte dhe e ka të pamundur të zgjidhë këtë situatë, kur British Airways, i ka ndërprerë fluturimet në Tiranë.
Në fakt, në të gjitha vendet e e Europës, Italia, Gjermania apo vendet e tjera kanë nisur avionët e tyre, pra kompanitë e tyre të fluturimit.
Fatmirësisht, sipas reklamës së bërë kohët e fundit, del se Shqipëria e ka një kompani fluturimesh që quhet Air Albania, e cila ka edhe një avion, “Ismailin”, të cilin Zoti Rama e përdorte për fluturimet e tij personale, muajt e parë të vitit kur mori drejtimin e OSBE-së. Pse nuk e çon Zoti Rama këtë avion në Londër? Pse nuk bëhet një grumbullim i studentëve që duan të kthehen në Shqipëri nga Gjermania apo diku tjetër, nëpërmjet kompanisë “Air Albania”, me kostot e shtetit shqiptar?
E në rast se qenka e vështirë të çojë Air Albanian, pse kaq problem është për shtetin shqiptarë të marrë një charter 50 mijë euro, për të sjellë fëmijët apo studentët shqiptarë nga rrugët e Europës?
Çdo hap që po hidhet në lidhje me masat për koronavirusin në Europë, është mbyllja. Pra, ka filluar edhe Anglia në qasjet e saj të bëjë mbylljet e ambienteve publike, të shkollave dhe të universiteteve. Gjithçka është duke e mbyllur. Duhet bërë kthimi i studentëve në Shqipëri, pasi në vendet e Europës do ta kenë shumë të vështirë. Duke qënë se konviktet e tyre do të mbyllen, ku do të flenë? Rrugëve?
Fluturime nuk ka, prandaj përgjegjësia i bie qeverisë. Avionin të mos e përdorë të fluturojë për vete Edi Rama, por t’ua dërgojë studentëve në Angli, në Gjermani apo kudo ndodhen ata, për t’i kthyer në vendin e tyre.
Qeveria e përgjegjshme, gjithmonë duhet të mbajë përgjegjësi për qytetarët e saj. Dhe të tregojë angazhimin që ka.
Zgjidhja e një situate që ka ndodhur dje me një kompani ajrore private është diçka tjetër dhe është krejtësisht diçka tjetër kur shtetasit shqiptarë ngelen të bllokuar, dhe duhet që shteti të paguajë avionë për të rikthyer shqiptarët në shtëpitë e tyre.
Ajo që ka bërë dje Edi Rama është një gënjeshtër publike, kur tha se qeveria nuk ka mundësi.
Qeveria ka me dhjetëra mundësi ta zgjidhë, por mungon vullneti dhe asgjë më shumë sesa kaq./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

53 emrat e listës fituese të Lulzim Bashës
Lulzim Basha po paraqet ditë pas dite listën e tij të kandidatëve fitues në zgjedhjet e 25 prillit. Fiton apo jo opozita, Luli çdo ditë...

Zbulohet kandidatja surprizë e Lulzim Bashës
Partia Demokratike, duket se ka vendosur të na surprizojë edhe këtë herë me kandidatët e saj për zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për një...