web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rama publikon oraret e daljes në këmbë”/ Ashpërson rregullat: Nuk do marrin asnjë ndihmë nëse i shkelin

18 Mars 2020, 13:55, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka theksuar edhe njëherë për ?të pabindurit? se nuk është kohë shëtitjesh. Rama bën më dije se nga nesër dalja e këmbësorë do të kufizohet vetëm në fashat orare 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00.

Më tej Rama sqaron se nga dita e nesërme do të ndalohet dalja në këmbë rrugëve me persona të tjerë në krah.

“Shkelja e këtyre rregullave do të ndëshkohet me gjobë 10.000 lekë dhe shkelësit nuk do të marrin asnjë ndihme shtetërore nga paketa financiare e solidaritetit në kushtet e kësaj lufte!
Boll! një pakicë e vogël fare individësh të papërgjegjshëm nuk mund të sabotojnë sakrificën e një populli të tërë, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të njerëzve të tjerë!
Ndjesë 1000 herë po kjo është luftë dhe s?ka asnjë rrugë tjetër!
Frikë aspak, kujdes po! me hir ose me pahir! Dielli aty do jetë prapë, ndërsa jetët e humbura nuk kthehen më!?, shkruan Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga