web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Volkswagen do të pezullojë prodhimin në të gjithë Evropën/ Shkak koronavirusi

17 Mars 2020, 22:10, Kosova & Bota CNA

Volkswagen po përgatitet të pezullojë prodhimin në të gjithë Evropën për shkak të betejës me pandeminë e koronavirusit.

Gjigandi gjerman deklaroi sot për mediat se prodhimi në uzinat e tij në Spanjë, Setubal në Portugali dhe Bratislava në Sllovaki do të ndalet para fundit të javës. Fabrikat në Itali që prodhojnë makina Lamborghini dhe motoçikleta Ducati gjithashtu do të pezullojnë punën.

“Duke pasur parasysh përkeqësimin e dukshëm aktual në situatën e shitjeve dhe pasigurinë e shtuar në lidhje me furnizimin me pjesë, prodhimi do të pezullohet në të ardhmen e afërt në fabrikat që operohen nga markat e grupit”, tha drejtori i përgjithshëm i Volksëagen Herbert Diess.

Ai deklaroi se fabrikat do të mbyllen duke filluar nga pasditja e së enjtes. Volkswagen, i cili zotëron gjithashtu markat si Skoda, Audi, Porsche dhe Bugatti, shpërndau 10.8 milion automjete për klientët në vitin 2019, më shumë se çdo prodhues tjetër makinash. Afërsisht 44% e 668,000 punonjësve të këtij grupi jetojnë në Gjermani, ku kompania është një forcë udhëheqëse në sektorin e madh prodhues të vendit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga