VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Shkollat po mbyllen në të gjithë vendin, ndeshjet sportive janë pezulluar dhe thuajse gjithçka është anuluar. Por disa thonë se masat parandaluese të Gjermanisë nuk janë të mjaftueshme për të ndaluar përhapjen e virusit.
Email pas emaili mbërrin në kutinë e postës elektronike. I pari është nga punëdhënësi, që anulon të gjitha takimet për javët e ardhshme. Pastaj një organizator koncertesh, që njofton se artisti yt i preferuar nuk do të performojë në fundjavë. Pastaj të kontaktojnë prindërit, që e shtyjnë vizitën te nipërit dhe mbesat – të gjithë duke marrë masa paraprake për të frenuar përhapjen e virusit Corona.
Në Gjermani, si në pjesë të tjera të Evropës, jeta publike ngadalë po ndalet. Ekipet në Bundesliga, në ligën e futbollit në Gjermani, fillimisht luanin në stadiume boshe dhe më pas i shtynë ndeshjet, fushat e lojërave janë të shkreta dhe krejt papritur në trenat e udhëtarëve dhe në kafeteritë e vendit të punës ke më shumë vend për këmbët. Shumica e landeve gjermane kanë urdhëruar që shkollat ??dhe kopshtet të ndërpresin mësimet që nga java e ardhshme, kryetari i Bashkisë së Berlinit njoftoi edhe se të gjitha baret do të mbyllen. Ndoshta është vetëm çështje kohe përpara se këtë ta bëjnë edhe më shumë restorante dhe kinema, ashtu siç bënë në Itali.
Si shpëton jetën ruajtja e distancës
“Ne e dimë shumë mirë që në fazën e tanishme të pandemisë duhet të ndërpresim praktikisht të gjitha kontaktet me njerëz të tjerë, po të duam të kemi ndonjë shans për të mbajtur sa më të ulët numrin e të infektuarve”, thotë Patrick Larscheid, nëpunësi i shëndetësisë publike për qarkun Berlin-Reinickendorf. Ai i ka bërë thirrje senatit të Berlinit të ndërmarrë hapa më vendimtarë kundër përhapjes së COVID-19, sëmundjes së shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2. Ai kërkon që jeta publike të kufizohet sa më shumë që të jetë e mundur për të mbrojtur popullsinë.
A do të shohim së shpejti një situatë të ngjashme me Italinë edhe në Gjermani? Si masë për të ndaluar përhapjen e virusit, në Itali janë mbyllur për momentin të gjitha dyqanet, përveç farmacive dhe supermarketeve – që i kanë mbyllur dyert e tyre baret, restorantet dhe madje edhe berberët. Ngjarjet avancojnë shpejt.
Këto ditë, dashamirësit e kinemave në Gjermani lënë një vend të lirë mes tyre, ndërsa shumë vetë po e shmangin krejtësisht kinemanë nga frika e infeksionit. Shkollat ??po mbyllen, edhe shteti i Baden-Württemberg e shtyu fillimin e semestrit veror. Ngjarjet kulturore – si Festivali tradicional i Beethoven në Bonn ose Java e Amerikës Latine-Karaibeve në Berlin – po anulohen, siç ndodh edhe me panairet e shumta tregtare. Jeta publike po mbyllet, por për momentin vazhdon, në lëvizje të ngadaltë.
A janë këto masa të mjaftueshme?
Numrat e pasagjerëve në aeroportin e Frankfurtit ranë me 14.5% në javën e fundit të shkurtit. Industria e taksive raporton humbje të të ardhurave deri në 40% – humbje që ata po përpiqen t’i kompensojnë, duke ofruar ulje të thella për njerëzit me abone mujore në transportin publik.
Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i ka akuzuar disa vende për masa të pamjaftueshme për të luftuar pandeminë e virusit Corona. “Ne jemi thellësisht të shqetësuar që disa vende nuk po i afrohen këtij kërcënimi me nivelin e angazhimit politik të nevojshëm për ta kontrolluar atë,” tha drejtori i përgjithshëm në Gjenevë të enjten. Çështja se cilave shtete u referohej ai mbeti pa përgjigje – por është e mundur që Gjermania të llogaritet mes tyre./ DW
Shpesh thuhet se më shumë se 93 për qind e të gjithë komunik...
Gripi i Vuhanit, koronavirusi kinez, virusi Covid-19, ose th...
Nga Gerd Gigrnzer “Project Syndicate”Berlin – Askush nuk e d...
Nga Erika Hughes “The Conversation”“Ju lutemi të mos shtërng...
Kishte diçka kontradiktore në fjalimin e Boris Johnson në li...
* Një tren doli nga shinat teksa po ecte me 130 km/h në orë,...
Nga Mark Landler “The New York Times”* Në Frankfurt, preside...
Për më shumë se një shekull, Kulla Eifel, ka qenë një pjesë ...
Nga Jonah Lipton “The Guardian”*Koronavirusi është bërë i pa...
Deri tani, e dimë se COVID-19, është një sëmundje e frymëmar...
Mund të merret Kina si model i përgjigjes ndaj epidemisë? Ra...
Nga Nikolas K.Gvosdev “National Interest”* Kur hynë në fuqi ...
A duhet të rishkruhet historia e nacionalsocializmit? “Hitle...
* Në vitin 1935, Eva Braun shkroi në ditarin e saj: “Moti ës...
Nga René Wildangel “European Council on Foreign Relations”* ...
Nga Liubomir K.Topaloff “The Diplomat”“Aksidenti bërthamor ...
A do të përshpejtojë virusi korona tendencën e shkëputjes pr...
* Ndotja e ajrit, shkakton më shumë vdekje sesa luftërat, pi...
Nga Dimitar Bechev “Al Jazeera”* Në vitin 2016, Donald Trump...
Nga Ian Buruma “Project Syndicate”* Në shtatorin e vitit 192...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...